You are here

Përmendjet gjatë situatave të ndryshme

×

Error message

Deprecated function: Function create_function() is deprecated in views_php_handler_field->pre_render() (line 202 of /var/www/drupal7-websites/sites/all/modules/contrib/views_php/plugins/views/views_php_handler_field.inc).

Përmendjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes

Ajeti Kursi 

El-Muauedhat-Mbrojtëset 

BISMIL-LAAHIL-LEDHII LAA JEĎUR-RU MEĂ-SMIHI SHEJ-UN FIL ERĎI UE LAA FIS-SEMEEI UE HUES-SEMIIŬL-ĂLIIM / [Mbrohem] me emrin e Allahut, me emrin e të Cilit [përmendjen e Tij], nuk të bën dëm asgjë, as në qiell dhe as në tokë [nuk të bën dëm asnjë fatkeqësi që vjen nga ato]; Ai është Gjithëdëgjuesi [i fjalëve tona] dhe i Gjithëdijshmi [mbi veprimet tona].”

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na ka lajmëruar, se nuk ka rob (besimtar) që ta thotë atë tre herë, në mëngjesin e çdo dite dhe në mbrëmjen e çdo nate, dhe ta dëmtojë atë diçka. (Tirmidhi 3388).

RAĎIJTU BIL-LAAHI RAB-BE, UE BIL ISLAAMI DIINE, UE BI MUȞAM-MEDIN ŠAL-LAALL-LLAAHU ĂLEJHI UE SEL-LEME NEBIJ-JE / Jam i kënaqur me Allahun për
Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin, mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Profet.

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk ka rob musliman që thotë nga tre herë, kur të gdhihet dhe kur të ngryset: “RAĎIJTU BIL-LAAHI RAB-BE, UE BIL ISLAAMI DIINE, UE BI MUȞAM-MEDIN
ŠAL-LAALL-LLAAHU ĂLEJHI UE SEL-LEME NEBIJ-Je / Jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin, mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Profet”, përveçse
Allahu ia bën detyrë Vetes së Tij që ta kënaqë atë në Ditën e Gjykimit.” (Ahmedi 18967).

ALL-LLAAHUM-ME ENTE RAB-BII, LAA ILAAHE ILLEE ENTE, KHALAǨTENII UE ENEE ĂBDUKE, UE ENEE ĂLEE ĂHDIKE UE UEĂDIKE MA-STEŤA-ĂTU, EŬUDHU BIKE MIN SHER-RI MAA ŠANAĂTU, EBUU–U LEKE BINIĂMETIKE ĂLEJ-JE UE EBUU-U BIDHENBII, FE-GFIRLII FEIN-NEHUU LAA JEGFIRUDH-DHUNUUBE IL-LEE ENTE / O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt; do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë sa të mundem! Strehohem tek mbrojtja Jote prej të keqes që kam bërë, e miratoj mirësinë Tënde mbi mua dhe e pranoj gabimin tim; prandaj falmë, se në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje.

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush e thotë atë gjatë ditës i bindur plotësisht për të, pastaj vdes në po këtë ditë para se të ngryset, i tilli është prej banorëve të Xhenetit; dhe kush e thotë atë gjatë
natës i bindur plotësisht për të, pastaj vdes në po këtë natë para se të gdhijë, i tilli është prej banorëve të Xhenetit.” (El-Bukhari 5947).

AŠBAȞNEE UE EŠBAHAL MULKU LIL-LAAHI, UEL ȞAMDU LIL-LAAHI, LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UAȞDEHU LAA SHERIIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLEE KUL-LI SHEJ-IN ǨADIIR. RAB-BI ES-ELUKE KHAJRA MAA FII HAADHAL JEUMI UE KHAJRA MAA BEĂDEHU, UE EŬUDHU BIKE MIN SHERRI MAA FII HAADHAL JEUMI UE SHER-RI MAA BEĂDEHU, RAB-BI EŬUDHU BIKE MINEL KESELI, UE SUU-IL KIBERI, RAB-BI EŬUDHU BIKE MIN ĂDHEEBIN FINNAARI UE ĂDHEEBIN FIL ǨABRI /

U gdhimë dhe u gdhi sundimi duke i takuar Allahut, falënderimi gjithashtu i takon Allahut, nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, Një i Vetëm është Ai dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi,
Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Aftë të bëjë çdo gjë [që do]. Zoti im, të lutem për mirësinë [të mirën e përdybotëshme] që ndodh në këtë ditë dhe për mirësinë pas saj dhe strehohem te mbrojtja
Jote nga e keqja që ndodh në këtë ditë dhe nga e keqja pas saj. Zoti im strehohem tek mbrojtja Jote nga dembelizmi dhe nga e keqja e moshës së thyer (lajthitjet e pleqërisë). Zoti im strehohem tek
mbrojtja Jote nga ndëshkimi në Zjarr dhe ndëshkimi në varr.“ (Muslimi 2723). Ndërsa kur të ngryset, fjalët e gdhirjes i zëvendëson me ato të ngrysjes.

Lutja kur hamë ushqim

Para se të hajë

“Nëse dikush nga ju ha ushqim le të thotë: “BISMIL-LAAH / Me emrin e Allahut”. Po harroi në fillimin e ushqimit, le të thotë: “BISMIL-LAAHI FI EUELIHI UE EEKHIRIH / Me
emrin e Allahut, në fillimin e tij (ushqimit) dhe në fundin e tij.” (Tirmidhi 1858, 3264).

Pasi të mbarojë së ngrëni

“Kush ka ngrënë ushqim dhe ka thënë: “EL-ȞAMDU LIL-LAAHIL-LEDHII EŤËĂMENII HAADHAA UE RAZAǨANIIHI MIN GAJRI ȞAULIN MIN-NII UE LAA ǨU-UEH /
Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ushqeu me këtë [ushqim] dhe më furnizoi me të, ndërsa unë nga vetvetja nuk mund të ndryshojë ndonjë gjendje dhe s’kam fuqi për të bërë gjë [sepse
furnizimi dhe çdo gjë tjetër janë në dorën e Allahut]», të tillit do t’i falin mëkatet [e vogla] të mëparshme.” (Tirmidhi 3458, Ebu Daudi 4023).

Lutje në shtëpi

Kur hyhet në shtëpi

“Nëse personi bën të hyjë në shtëpinë e tij, le të thotë: “ALL-LLAAHUM-ME IN-NII ES-ELUKE KHAJRAL MEULIXHI UE KHAJRAL MEKHRAXHI, BISMIL-LAAHI UELEXHNEE,
UE BISMIL-LAAHI KHARAXHNEE, UE ĂLEE RAB-BINEE TEUEK-KELNEE / O Allahu, unë të lutem Ty për të mirën e (vendit të) strehimit dhe të mirën e (vendit të) daljes. Me
emrin e Allahut, hymë, me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi”; pastaj t’u thotë familjarëve të tij: “ES-SELAAMU ĂLEJKUM / Paqja qoftë mbi ju”.” (Ebu Daudi 5096).

Kur dilet nga shtëpia

BISMIL-LAAHI TEUEK-KELTU ĂLELL-LAAHI, UE LAA ȞAULE UE LAA ǨUUETE IL-LEE BIL-LAAHI, ALL-LLAAHUM-ME EŬUDHU BIKE EN EĎIL-LE EU
UĎAL-LE, EU EZIL-LE EU UZEL-LE, EU EĎȞLIME EU UĎȞLAME, EU EXH-HELE EU JUXH-HELE ĂLEJ-JE / Me emrin e Allahut, mbështetem tek Allahu; nuk ka ndryshim
gjendjeje dhe as fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të Allahut. O Allah, unë strehohem tek mbrojtja Jote që të mos shpie [të tjerët] në humbje ose që [të tjerët] të më shpien në humbje;
ose që të mos rrëshqas [nga e vërteta] apo të rrëshqitem; ose që të mos bëjë padrejtësi apo të më bëhet padrejtësi; ose që të mos veproj siç sillen të paditurit [t’u sjell keq, dëm dhe çorientim
njerëzve] ose (ata) të sillen me mua me veprime prej të paditurish.” (Ebu Daudi 5094, 5095).

Lutja kur flemë

Lutja e zgjimit nga gjumi

“EL ȞAMDU LIL-LAAHIL-LEDHII EȞJEENEE BEĂDEMAA EMEETENEE UE ILEJHIN-NUSHUUR / Falënderimi i takon Allahut që na ngjalli pasi kishim vdekur dhe te
Ai do të tubohemi.” (El-Bukhari 5953, Muslimi 2711).

Ezani dhe xhamia

Kur muslimani dëgjon thënien e muezinit: “ȞAJ-JE ĂLES-SALAAH / Ejani në namaz” ose “ȞAJ-JE ĂLEL-FELAAȞ / Ejani në shpëtim”, ligjërohet që të thotë: “LAA ȞAULE
UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH / Nuk ka ndryshim gjendjeje dhe as fuqi për t’u bërë diçka, përveçse falë Allahut”.

Ndërsa pas mbarimit të ezanit thotë: “ALL-LLAAHUM-ME RAB-BE HAADHIHIDDEĂUETIT- TEEM-METI UEŠ-ŠALAATIL-ǨAAIMETI, EETI MUȞAMM-EDENIL
UESIILETE UEL FAĎIILETE, UEBĂTH-HU MEǨAAMEN MAȞMUUDENILLEDHII UEĂD-TEH / O Allah, Zoti i kësaj thirrje të kompletuar [ezanit, që është thirrja e
monoteizmit]” dhe i namazit të përhershëm, jepi Muhamedit Uesilen [pozitën më të lartë në Xhenet] përparësore [shtesë gjithë krijesave] dhe jepja atij rangun e lavdëruar [ndërmjetësimin
e madh] që ia ke premtuar.” Atë që e thotë këtë, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka përgëzuar me thënien e tij: “Për të tillin do të bëhet fakt i kryer ndërmjetësimi im.” (El-Bukhari 589)

Kur hyhet në xhami

BISMIL-LAAHI, UEŠ-ŠALAATU UES-SELAAMU ĂLEE RESUULIL-LAAHI, ALLLLAAHUM- ME-GFIR LII DHUNUUBII, UEFTAȞ LII EBUEEBE RAȞMETIK / Me
emrin e Allahut, Mëshira dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. O Allah, falmi mëkatet dhe hapmi dyert e mëshirës Tënde. Ndërsa kur del (nga xhamia) thotë: BISMIL-LAAHI, UEŠ-ŠALAATU UES-SELAAMU ĂLEE RESUULIL-LAAHI, ALL-LLAAHUM-ME-GFIR LII DHUNUUBII, UEFTAȞ LII EBUEEBE FAĎLIK / Me emrin e Allahut, Mëshira dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. O Allah, falmi mëkatet dhe hapmi dyert e mirësisë Tënde.

Pas namazit të obliguar

Thotë tre herë: “ESTEGFIRULL-LLAH / I kërkoj falje Allahut”.

“ALL-LLAHUM-ME ENTES-SELAAMU UE MINKES-SELAAMU, TEBAAREKTE JAA DHEL XHELAALI UEL IKRAAM / O Allah! Ti je i Paqmi, vetëm prej Teje shpresohet
paqësimi! I Lartmadhëruar je Ti, o Zotëruesi i Madhështisë dhe i Fisnikërisë.” (Muslimi 591).

Pastaj thotë 33 herë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH / I Patëmetë je o Allah”; 33 herë “ELȞAMDU LIL-LAAH / / Falënderimi i takon Allahut”; 33 herë “ALL-LLAAHU
EKBER / Allahu është më i madhi” dhe e plotëson njëqindëshen duke thënë: “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UAȞDEHU LAA SHERIIKE LEHU, LEHUL
MULKU UE LEHUL ȞAMDU UE HUE ĂLEE KUL-LI SHEJ-IN ǨADIIR / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Atij i takojnë
pushteti dhe lavdërimi dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”. (Muslimi 597).

Personin që e thotë këtë, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka përgëzuar me faljen e mëkateve edhe në qofshin si (sa) shkuma e detit.

Leximi i Ajetit Kursi (shih: faq 271)

Leximi i El-Muauedhat (Mbrojtëseve) (shih: faq 272)

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide