You are here

Kategoritë e grave në lidhje me burrat

×

Error message

Deprecated function: Function create_function() is deprecated in views_php_handler_field->pre_render() (line 202 of /var/www/drupal7-websites/sites/all/modules/contrib/views_php/plugins/views/views_php_handler_field.inc).

Islami ka vendosur një numër kriteresh që përkryejnë lidhjen e një burri me një grua që është e huaj (jo mahrem) për të

Gruaja, në lidhje me burrin, ndahet në disa kategori:

  1. Gruaja të jetë bashkëshortja e personit:

Në këtë rast burrit i lejohet ta shohë bashkëshorten e të kënaqet me të si të dojë, e po kështu edhe gruas me burrin e saj. Allahu e ka quajtur bashkëshortin petk për gruan e tij dhe bashkëshorten petk
për burrin e saj, si një tablo e shkëlqyer e lidhjes shpirtërore, emocionale e fizike midis tyre. Ai ka thënë: “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (El-Bekare: 187). (Shih fq 250).

  1. Gruaja të jetë e largët (e huaj / jo mahrem) për burrin:

Grua “e huaj” për burrin quhet çdo grua që s’është mahrem (me të cilën nuk ndalohet përjetësisht martesa), qofshin ato farefis i tij si vajza e xhaxhait, vajza e hallës, vajza e dajës, vajza e tezes,
nusja e vëllait, të afërmet e familjes etj.; qofshin ato pa lidhje fisnore a krushqie familjare.

Islami ka vendosur norma dhe ligje që rregullojnë marrëdhënien e muslimanit me gruan e huaj për të, për të mbrojtur nderin dhe për t’ia mbyllur dyert shejtanit tek njeriu. Ai që e ka krijuar njeriun e di se çështë e mirë për të, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!” (El-Mulk: 14).

  1. Gruaja të jetë për personin mahrem:

Me mahrem synohet çdo grua me të cilën burrit nuk i lejohet martesa asnjëherë. Ato janë:

  1

 Nëna dhe e gjithë linja e gjysheve nga babai e nëna, sado lart që të ngjitet.

2  Vajza, vajza e djalit, vajza e vajzës dhe e gjithë linja e tyre sado që të zbresë.
3  Motra prej prindërve të njëjtë a prej njërit prind.
4 Halla, e cila është motra e babait prej prindërve të njëjtë a prej njërit prind. Këtu hyjnë edhe hallat e babait dhe të nënës
5 Tezja, e cila është motra e nënës prej prindërve të njëjtë a prej njërit prind. Këtu hyjnë edhe tezet e babait dhe të nënës.
6 Vajza e vëllait prej prindërve të njëjtë a prej njërit prind, edhe linja në zbritje, si vajza e djalit të vëllait.
7 Vajza e motrës prej prindërve të njëjtë a prej njërit prind, edhe linja në zbritje, si vajza e vajzës së motrës.
  8 Nëna e bashkëshortes (vjehrra), qoftë kur gruaja (bashkëshortja) është me të (me bashkëshortin), qoftë kur është ndarë me gruan, pra nëna e bashkëshortes mbetet
gjithnjë mahrem (përjetësisht e ndaluar në martesë) e po ashtu dhe gjyshja e bashkëshortes
9 Thjeshtra (vajza e bashkëshortes) që s’është e bashkëshortit (pra vajza që i shpie gruaja burrit nga martesa e saj e mëparshme).
10 Bashkëshortja e djalit, edhe linja në zbritje, si bashkëshortja e djalit të djalit dhe ajo e djalit të vajzës.
11 Gruaja e babait (njerka), edhe linja në ngjitje, si gruaja e babait të babait dhe e babait të nënës.
  12

Mëndesha (Nëna e qumështit), e cila është gruaja që i ka dhënë gji foshnjës (që s’është i veti) përgjatë dy viteve të para të jetës së paku pesë herë ngopëse.
Islami ia ka dhënë asaj këtë të drejtë meqë i ka dhënë gji foshnjës.

13

Motra e qumështit, e cila është vajza e gruas që i ka dhënë gji burrit të saj në vegjëli, siç u cek më sipër. Në këtë vazhdë, lidhjet e qumështit kanë të njëjtin
efekt ndalimi siç kanë edhe lidhjet e gjakut, pra bëjnë të ndaluar për martesë hallën, tezen, vajzën e vëllait dhe vajzën e motrës; nga qumështi.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide