You are here

Mirësia më e madhe ekzistenciale

quran and islamic books

Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njeriut mirësi të panumërta. Secili prej nesh vërtitet çdo çast mes begative dhe mirësive të Allahut. I Lartmadhëruar është Ai që na ka falur dëgjimin dhe shikimin, ndërkohë që shumë njerëz janë privuar nga këto mirësi. Ai na ka dhuruar mendjen, shëndetin, pasurinë dhe familjen, madje ka vënë në shërbimin tonë të gjithë universin, me Diellin, qiellin, Tokën dhe krijesat e Tij: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” (En-Nahl: 18). 

Por, të gjitha këto mirësi mbarojnë me përfundimin e jetës sonë të shkurtër... Ndërsa mirësia e vetme që sjell lumturinë dhe qetësinë në jetën e kësaj bote dhe që shtrin efektin e saj deri në botën tjetër është mirësia e udhëzimit në Islam, e cila është mirësia më e madhe që Allahu ua ka dhuruar robërve të Tij.

Për këtë, Allahu ia atribuoi Vetes së Tij këtë mirësi, duke e nderuar në veçanti ndër të gjitha mirësitë e tjera. I Lartmadhëruari ka thënë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide: 3).

Është shumë e madhe mirësia që Allahu i dhuron njeriut, kur e nxjerr nga errësira në dritë dhe e përudh drejt fesë që pëlqeu për të, në mënyrë që njeriu të përmbushë qëllimin dhe detyrën për të cilën është krijuar, e cila është adhurimi i Allahut. Kështu njeriu fiton lumturinë e kësaj bote dhe shpërblimin e mirë në ahiret (botën tjetër). 

Sa i madh është favori dhe mirësia e Allahut ndaj nesh, kur na nderon dhe na përzgjedh që të jemi pjesë e umetit (bashkësisë muslimane) më të mirë të dalë për njerëzimin, për të mbartur fjalën “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm, përveç Allahut”, fjalë me të cilën Allahu i ka dërguar të gjithë profetët (Paqja dhe shpëtimi qofshin me ta!).

Kur disa injorantë menduan se ishte merita e tyre që ishin myslimanë dhe këtë filluan t’ia përmendnin si favor Profetit (Paqja qoftë mbi të!), atëherë Allahu u tërhoqi vërejtjen se gjithë merita dhe favori i takonin vetëm Allahut, sepse Ai ua lehtësoi udhëzimin për në këtë fe. Kështu, i Lartmadhëruari ka thënë: “Ata e quajnë si favor për ty (Muhamed) që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin, përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (El-Huxhurat: 17).

Pra, mirësitë e Allahut janë të shumta, megjithatë të vetmen prej tyre që Ai e përmend si favorin që na bëri, është mirësia e Islamit dhe udhëzimit në adhurimin dhe teuhidin (monoteizmin) e Tij.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide