Zekati

Allahu e ka bërë detyrim zekatin (nxjerrjen specifike të një vlere të detyrueshme të pasurisë), e ka konsideruar atë shtyllën e tretë të Islamit dhe e ka kërcënuar me dënim të rëndë këdo që e lë këtë detyrim. Allahu i Madhëruar e ka lidhur vëllazërinë mes muslimanëve me pendesën, kryerjen e namazit dhe dhënien e zekatit, duke thënë: “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.” (Et-Teube: 11).
Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): ... faljen e namazit dhe dhënien e zekatit...” (El-Bukhari 8, Muslimi 16).