Realiteti i lutjes

×

Error message

Deprecated function: Function create_function() is deprecated in views_php_handler_field->pre_render() (line 202 of /var/www/drupal7-websites/sites/all/modules/contrib/views_php/plugins/views/views_php_handler_field.inc).

Lutja është thelbi (zemra) e adhurimit, që shfaq shenjat (treguesit) më të veçantë të tij. Kjo vjen nisur nga strehimi te Allahu i Lartmadhëruar dhe përulësia para Tij, që e karakterizojnë
lutjen. Në lidhje me këtë Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti juaj ka thënë: Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.” (Gafir: 60).

Allahu i Lartësuar është Bujari më i madh dhe kur robi përulet para Tij, Ai i përgjigjet lutjes së këtij robi dhe e shpërblen atë për përulësinë e tij. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Zoti
Juaj është shumë i Turpshëm [siç i takon dhe i ka hije Atij] dhe Bujar. Ai ka turp që kur robi i Tij (besimtar) t’i ngrejë duart drejt Tij (duke iu lutur), t’ia kthejë ato bosh.” (Ebu Daudi 1488).

A i përgjigjet Allahut të gjithë lutësve?

Allahu ka premtuar t’i përgjigjet atij që i lutet në mënyrë të rregullt, pa u hyrë në hak të tjerëve dhe pa e kaluar cakun me ta [pa u lutur kundër tyre padrejtësisht], siç ka thënë i Lartmadhëruari:
“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (le ta dinë se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare: 186)

Por kjo përgjigje ka disa situata, të cilat i ka përmendur Profeti (Paqja qoftë mbi të!), në thënien e tij: “Nuk ka musliman që të bëjë një lutje e cila nuk përmban mëkat dhe që nuk është
kundër të afërmëve të tij, përveçse Allahu ka për t’i dhënë për të (lutjen e tij) një nga tre: ose lutja e tij do të marrë një përgjigje të shpejtë [në dynja siç e ka kërkuar]; ose Allahu do t’ia
depozitojë atë [lutjen apo shpërblimin për të] për në ahiret (botën tjetër) ose do të shmang prej tij një të keqe si ajo [të së njëjtës mënyre dhe vlere].” (Ahmedi 11133).

“O robërit e mi! Nëse i pari (prezent) dhe i fundit prej jush (që do të vijë në ekzistencë), njeri apo xhind, do të ishin me zemrën e atij më të prishurit (paturpshmit) prej jush, kjo nuk do të pakësonte gjë nga pushteti im. O robërit e mi! Nëse i pari dhe i fundit prej jush, njeri apo xhind, do të qëndronin në një shesh dhe që të gjithë do më kërkonin e Unë do t’i jepja çdonjërit [po në atë moment dhe në po
atë vend] atë që kërkoi, kjo nuk do ta pakësonte atë që gjendet tek Unë, veçse sa pakëson gjilpëra (nga deti) kur shtihet në det.” (Muslimi 2577).

Normat e lutjes

  1. Sinqeriteti për Allahun: Lutja është adhurim, ndaj lutja e tjetërkujt veç Allahut konsiderohet adhurim i tjetërkujt veç Allahut, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Ai është i
    Përjetshmi, s’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Prandaj lutjuni vetëm Atij, duke iu drejtuar me adhurim të sinqertë. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!” (Gafir: 65).
  2. Të lutet me vendsomëri, të mos thotë në lutjen e tij “IN SHEE ALL-LLAAH / Në dashtë Allahu”, të jetë i sigurt se lutja e tij do të marrë përgjigje dhe krahas kësaj ta bëjë lutjen
    duke e ndjerë atë me zemër. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse lutet dikush prej jush, le të jetë i vendosur në lutje dhe të mos thotë kurrsesi: ‘O Allah,
    nëse do, jepmë’, pasi Atë nuk mund ta imponoj askush [por Ai po deshi jep dhe po nuk deshi nuk jep]” (El-Bukhari 5979, Muslimi 2679).
  3. Lutja me edukatë, nënshtrim, përulësi dhe devocion, shoqëruar me uljen e zërit, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai
    nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (El-Araf: 55).
  4. Ngulmimi në lutje, në lidhje me të cilin Ibn Mes’udi ka thënë: “Kur ai- pra Profeti (Paqja qoftë mbi të!)- lutej, e bënte këtë [e kishte zakon ta përsëriste lutjen] tre herë dhe
    kur kërkonte [prej Allahut] e bëntë këtë tre herë.” (Muslim 1794).
  5. Të mos e nxitojë përgjigjen [nëse ajo vonohet], siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Secilit prej jush ka për t’iu pranuar lutja, përderisa nuk nxitohet e të thotë: Unë
    u luta por nuk më është dhënë përgjigje [ka kaluar shumë kohë dhe ende s’kam marrë përgjigje].” (El-Bukhari 5981, Muslimi 2735).
  6. Ngritja e dy duarve kur lutesh. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ngrinte dy duart e tij kur i lutej Allahut të Lartmadhëruar, në shpalosje të përuljes dhe nënshtrimit ndaj Allahut.
  7. Çlirimi nga pasuria haram (e paligjshme), pasi ajo është prej gjërave që e pengojnë përgjigjen e lutjes, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) lidhur me një person që bashkoi të gjithë shkaqet që lutja e tij të merrte përgjigje, por ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram dhe ishte i ushqyer me haram; ndaj për të Profeti (Paqja qoftë mbi të!)
    tha: “Si të marrë përgjgje (lutja e të këtillit)?!” (Muslimi 1015), pra një gjë e tillë është e largët [pasi ai nuk e meriton që Allahu i Lartmadhëruar t’i përgjigjet lutjes së tij.

Lutësi shpërblehet në varësi të përulësisë dhe nënshtrimit të tij ndaj Zotit

Rastet kur lutjet marrin përgjigje

  1. Ditën dhe natën e xhuma (premte), siç vjen nga transmetimi i Ebu Hurejrës, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e përmendi ditën e xhuma dhe tha: “Në të (ditën e
    xhuma) është një kohë, në të cilën nëse robi musliman, që është prej falësve sistematikë, mbarësohet ta lus Allahun e Lartësuar për diçka, me siguri që Ai ka për t’ia dhënë.” (El-
    Bukhari 893, Muslimi 853).
  2. Në fundin e natës, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Afrimi më i madh i Zotit me robin është në hapësirën e fundit të natës (1/3 e fundit). Nëse mundesh të jesh prej
    atyre që e përmendin Allahun në këtë kohë, bëje.” (Tirmidhi 3579, En-Nesai 572).
  3. Midis ezanit dhe ikametit, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Lutja midis ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht.” (Ebu Daudi 521).
  4. Pas namazit të obliguar, siç vjen nga transmetimi i Ebu Umemes, se të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) i është thënë: “Cila lutje është më e dëgjueshmja (më e
    prirur për të marrë përgjigje)?”, - dhe ai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “E fundit (1/3 së fundit) të natës dhe ajo që thuhet në fund të çdo namazi të obliguar.” (Tirmidhi 3499). Më
    parësore është që lutja në namaz, të jetë para selamit.
  5. Në sexhde, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!): “Afrimi më i madh i robit me Zotin e tij, është në sexhde, ndaj shtojeni lutjen (në të).” (Muslimi 482).
  6. Në udhëtim, siç vjen nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Tre lutje do të marrin përgjigje padyshim: lutja e të shtypurit (atij që i është bërë
    padrejtësi), lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit kundër [po kështu në një transmetim tjetër vjen: në të mirë të] fëmijës së tij.” (Tirmidhi 1905, Ebu Daudi 1536).

 

Muslimani vihet në kërkim të kohëve të preferuara dhe momenteve kur lutja merr përgjigje

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide