You are here

Pesë domosdoshmëritë

Ato janë interesat madhore, të cilat i duhen njeriut medoemos që të bëjë një jetë fisnike. Të gjitha ligjet hyjnore kanë urdhëruar mbrojtjen e tyre dhe kanë ndaluar çfarë u kundërvihet atyre.

Islami i vjen në mbrojtje atyre si dhe kujdeset për to, në mënyrë që muslimani të jetojë i sigurt dhe i qetë në këtë botë, teksa punon për dynjanë dhe ahiretin (amshimin) e tij.

Shoqëria muslimane jeton si një umet (bashkësi) i vetëm simetrik, si ndërtesa ku pjesët shtrëngojnë njëra-tjetrën dhe si një trup i vetëm, prej të cilit kur sëmuret një organ, ligështohet i gjithi për të, duke u prekur tërësisht nga temperatura dhe pagjumësia. Mbrojtja e tyre [domosdoshmërive në fjalë] bëhet me dy gjëra:

Konkretizimin e tyre dhe kujdesin për to.

Mbrojtjen e tyre nga shpërdorimi dhe dëmtimi.

Pesë domosdoshmëritë janë si vijon:

Feja

Feja është kauza [çështja] madhore për të cilën Allahu i krijoi njerëzit dhe për transmetimin dhe ruajtjen e saj i dërgoi profetët, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): ‘‘Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (En-Nahl: 36).
Islami është kujdesur për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur fenë nga çdo gjë që e gërvisht dhe ndikon negativisht në pastërtinë e saj, si shirku (idhujtaria), besëtytnitë, sajesat në fe apo gjynahet dhe haramet (të paligjshmet).

Trupi [uni njerëzor apo jeta]

Allahu ka urdhëruar të mbrohet uni njerëzor, edhe nëse një gjë e tillë shpie në kryerjen e një harami për arsye domosdoshmërie jetike, pasi harami në rast domosdoshmërie falet, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre [kafshës së ngordhur, gjakut të rrjedhshëm, mishit të derrit, mishit që nuk është therur në emër të Allahut, apo ndonjë harami tjetër], pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Bekare: 173).
Islami e ka ndaluar vetëvrasjen dhe dëmtimin e vetvetes, i Lartmadhëruari ka thënë: “Dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim.” (El-Bekare: 195).
Ai ka nxjerrë ligje penale e dënime, të cilat ndalojnë agresionin e padrejtë kundër njerëzve, të çfarëdolloj feje qofshin. Kështu, Allahu i Lartësuar ka thënë: “O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi (ligji i barazisë në ndëshkim / shpagim) për vrasje.” (El-Bekare: 178).

Mendja [Arsyeja]

Allahu i Lartmadhëruar ka ndaluar gjithçka që e dëmton mendjen dhe perceptimin, sepse mendja është njëra nga mirësitë më të mëdha që Allahu na ka dhënë. Ajo është bazamenti i dinjitetit dhe spikatjes së njeriut si dhe orbita e përgjegjësisë dhe llogarisë në këtë jetë dhe në ahiret (jetën e përtejme).
Për këtë arsye, Allahu i ka ndaluar të gjitha llojet e pijeve alkoolike (dehëse) dhe lëndëve narkotike, duke i konsideruar ndyrësi prej punës së shejtanit. Ai ka thënë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e shejtanit. Prandaj, largohuni nga këto, që të shpëtoni!” (El-Maide: 90).

Shumëzimi i brezave 

Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë ruajtjes së breznisë dhe formimit të familjes, ku brezat e rinj edukohen me vlerat e larta. Kjo shfaqet në disa nga dispozitat e tij, si për shembull:

•    Islami ka nxitur martesën, lehtësimin e saj dhe mosteprimin me shpenzimet që bëhen për të. Allahu i Lartësuar ka thënë: “I martoni të pamartuarit (dhe të pamartuarat) ndër ju.” (En-Nur: 32).

•    slami i ka shpallur të paligjshme të gjitha lidhjet mëkatare dhe i ka mbyllur të gjitha rrugët që çojnë tek ato. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (El-Isra: 32). 

•   Islami ndalon që të akuzohen njerëzit në prejardhjen dhe nderet e tyre; këtë gjë e konsideron prej mëkateve të mëdha. Autorin e tyre ai e kërcënon me një dënim të përcaktuar në këtë jetë, përveç dënimit që e pret në ahiret (jetën tjetër).

•   Ai urdhëron që të ruhet nderi si për burrin edhe për gruan dhe e konsideron shehid (dëshmor) në rrugën e Allahut atë që vritet në mbrojtje të nderit të tij dhe të familjes së tij. (Shih: f. 242 )

Pasuria

Për të mbrojtur pasurinë, Islami e ka bërë të detyrueshme rendjen për të siguruar rizkun (të mirat materiale) dhe i ka lejuar marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare.

Për ta ruajtur atë, Islami ka ndaluar kamatën, vjedhjen, mashtrimin, pabesinë dhe shfrytëzimin e pasurisë së të tjerëve në mënyrë të padrejtë. Kurani i ka kërcënuar me ndëshkim tejet të rëndë ata që i bëjnë këto vepra. (Shih: f. 208 )

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide