You are here

Në Islam nuk ka ndërmjetësim mes robit dhe Zotit të tij

Shumë fe u kanë dhënë disa individëve privilegje fetare mbi të tjerët dhe e kanë lidhur adhurimin e njerëzve dhe besimin, me kënaqësinë e këtyre individëve dhe miratimin e tyre. Sipas këtyre feve, individë të tillë janë ndërmjetësues mes njerëzve dhe Zotit; ata japin faljen dhe ndoshta ata, sipas pretendimeve të tyre të kota, e dinë të fshehtën, ndërsa kundërshtimi i tyre konsiderohet shkak për humbjen e sigurt.

Ndërsa Islami erdhi dhe e nderoi njeriun, e ngriti lart vlerën e tij dhe zhvlerësoi çdo pretendim se lumturia njerëzore, pendimi apo adhurimet e tyre, varen nga njerëz të caktuar, sado të mirë e të devotshëm qofshin ata.

Adhurimet që kryen muslimani janë një çështje mes tij dhe Allahut. Asnjë prej njerëzve nuk mund të marrë merita a të ndërmjetësojë në këtë mes. Allahu i Lartmadhëruar është pranë robërve të Tij, e dëgjon lutjen e robit dhe i përgjigjet atij, e sheh adhurimin dhe namazin e tij dhe e shpërblen për to. Asnjë njeri nuk zotëron të drejtën e dhënies së faljes dhe pendimit. Kurdo që të pendohet njeriu me sinqeritet para Allahut, Zoti ia pranon pendesën dhe e fal. Askush nuk zotëron fuqi të mbinatyrshme dhe nuk ndikon në univers. E gjithë çështja është në Dorën e Allahut.

Po kështu Islami e çliroi mendjen e muslimanit dhe e ftoi atë që të meditojë, të arsyetojë e ta kërkojë gjykimin te Kurani dhe tek fjalët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), në rast mospajtimi. Askush prej njerëzve nuk e zotëron të vërtetën absolute dhe obligimin që t’i bindemi në çdo gjë që thotë, përveç të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!). Kjo sepse Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk flet sipas qejfit të vet, por flet me shpallje dhe udhëzim nga Allahu i Lartmadhëruar. Mu për këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ai (Muhamedi) nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (En-Nexhm: 3-4).

Një mirësi vërtetë e madhe e Allahut ndaj nesh është kjo fe që pajtohet me natyrën e unit njerëzor. Ajo e nderon njeriun, e bën padron të vetvetes dhe e çliron nga robëria dhe nënshtrimi ndaj gjithkujt e gjithçkaje tjetër, përveç Allahut të Lartmadhëruar.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide