You are here

Pozita e familjes në Islam

Kujdesi i Islamit për familjen shfaqet në pikat e mëposhtme:

  1. Islami thekson me të madhe parimin e martesës dhe formimit të familjes. Ai e konsideron formimin e familjes si njërën prej veprave më të mëdha dhe prej traditave
    të Profetëve, siç ka thënë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!): “Porse unë agjëroj dhe ushqehem, falem dhe fle si dhe martohem me gratë. Kujt nuk i pëlqen
    rruga ime, nuk është prej meje.” (El-Bukhari 4776, Muslimi 1401).
  • Kurani e ka konsideruar si njërën nga argumentet dhe mirësitë më të mëdha dashurinë, mëshirën dhe prehjen që Allahu ka krijuar mes burrit dhe bashkëshortes së tij.
    I Lartmadhëruari thotë: “Nga mrekullitë e Tij është (fakti) që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” (Er-Rum: 21).
  • Islami ka urdhëruar lehtësimin e martesës dhe ndihmesën e atyre që duan të martohen për të ruajtur pastërtinë e tyre morale. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Tre
    (persona) Allahu ka marrë përsipër t’i ndihmojë. - dhe përmendi prej tyre: - Atë që martohet për të ruajtur pastërtinë e vet morale (nderin).” (Tirmidhi: 1655).
  • Islami i ka urdhëruar dhe i ka nxitur të rinjtë që të martohen në kulmin e energjisë dhe të fuqisë së tyre sepse kështu gjejnë prehje e qetësi si dhe zgjidhjen e ligjshme të vrullit
    të epsheve dhe dëshirave të tyre.

Islami e ka konsideruar martesën dhe formimin e familjes prej traditave të profetëve. Ai ka urdhëruar që martesa të lehtësohet dhe që të rinjtë të ndihmohen për realizimin e saj

  1. Islami i ka dhënë çdo pjestari të familjes respekt të plotë, qoftë mashkull a femër:

Islami i ka dhënë babait dhe nënës përgjegjësinë e madhe të rritjes dhe edukimit të fëmijëve të tyre. Abdullah Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) të ketë thënë: “Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Udhëheqësi është bariu dhe përgjegjësi për shtetasit e tij; burri në familje është bariu dhe përgjegjësi për ata që ka nën
kujdes; gruaja në shtëpinë e bashkëshortit është kujdestare dhe përgjegjëse për ata që ka nën kujdes; shërbëtori është bari për pasurinë e zotërisë së tij dhe është përgjegjës për ata
që ka nën kujdes.” (El-Bukhari 853, Muslimi 1829).

  1. Islami e detyron muslimanin që të mbajë lidhjen fisnore (me të afërmit), që do të thotë: njeriu të mbajë marrëdhënie të mira me të afërmit nga ana e babait dhe e nënës;

si vëllezërit e motrat e personit, xhaxhallarët e hallat me fëmijët e tyre dhe dajallarët e tezet me fëmijët e tyre. Islami e konsideron këtë si një nga punët e mira më të mëdha që të afrojnë me Allahun. Nga ana tjetër, Islami paralajmëron kundër ndërprerjes së lidhjeve me të afërmit dhe sjelljes së keqe me ta dhe e konsideron këtë një nga gjynahet e mëdha. Profeti (Paqja qoftë mbi të!)
ka thënë: “Nuk futet në xhenet [pa u ndëshkuar] ai që i shkëput lidhjet e gjakut.” (El-Bukhari 5638, Muslimi 2556).

  1. Islami është kujdesur për të rrënjosur respektin dhe vlerësimin për prindërit, përkujdesjen dhe bindjen ndaj tyre deri në fund të jetës së tyre:

Sado që të rriten fëmijët, ata duhet t’u binden prindërve e t’i mbajnë mirë ata. I Lartmadhëruari e ka vënë këtë veprim krahas adhurimit ndaj Tij dhe ka ndaluar çdo tejkalim në fjalë a vepra ndaj prindërve, qoftë edhe me fjalë a tone që tregojnë mërzitje prej tyre. Allahu ka thënë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.” (El-Isra: 21).

  1. Drejtësia mes fëmijëve:

Islami ka urdhëruar të respektohen të drejtat e fëmijëve dhe të mbahet drejtësi mes tyre në shpenzime dhe në të gjitha veprimet e dukshme. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj!” (El-Bukhari: 2650).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide