Si të falem?

(Kijami / Qëndrimi drejt në këmbë – rukuja – sexhdja)

1

Personi qëndron drejt në këmbë dhe thotë “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi”, duke i ngritur dy duart e tij deri te zona midis supeve dhe veshëve.2

Vendos dorën e djathtë mbi të majtën ... dhe thotë suren El-Fatiha. Krahas saj thotë një pjesë çfarëdo nga Kurani, nëse është në rekatin e parë ose të dytë.

3

Thotë tekbirin (thënien “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi”), duke i ngritur dy duart, pastaj e përkul shpinën e tij në drejtim të kiblës dhe i vendos dy duart e tij mbi gjunjë. Në këtë pozicion (ruku) thotë tri herë: “SUBȞAANE RAB-BIJEL ĂĎȞIIM / I Patëmetë është Zoti im i Madhërishëm”.4

Ngrihet nga pozicioni i rukusë dhe qëndron drejt, duke i ngritur duart në të njëjtën trajtë si ajo e tekbirit. Nëse falet si imam apo vetëm, thotë (gjatë ngritjes): “SEMIĂLL-LLAAHU LIMEN ȞAMIDEH / Allahu e dëgjon këdo që e falënderon Atë”.  Të tjerët [grupi që po falet me imam] thonë: “RAB-BENEE UE LEKEL ȞAMD / Zoti ynë, për Ty është falënderimi.”5

Pastaj bie në sexhde duke thënë “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” pa i ngritur duart. Vendos përtokë shtatë pjesë të trupit: ballin me hundën (fytyrën), dy duart, dy gjunjët dhe dy këmbët. Në këtë pozicion thotë tri herë: “SUBȞAANE RAB-BIJEL EĂLEE / I Patëmetë është Zoti im më i Lartësuari.”6

Midis dy sexhdeve qëndron me këmbën e djathtë [shputën e saj] pingul mbi tokë, ulur mbi shputën e këmbës së majtë dhe me duart vendosur mbi zonën e përparme të kofshëve [pranë gjurit]. Në këtë pozicion thotë: “RAB-BIGFIR LII UE-RȞAMNII / Zoti im, falmë dhe mëshiromë.”. Pastaj bie sërish në sexhde, njëlloj si më parë.

(Rekati i dytë – Et-Teshehudi – selami) 

7

Ngrihet nga sexhdja për rekatin e dytë, në të cilin kryen të njëjtat veprime të rekatit të parë: qëndrimin në këmbë, leximin e Kuranit, rukunë, ngritjen nga rukuja dhe sexhden.

8

Pasi përfundon sexhden e dytë të rekatit të dytë, qëndron ulur për Et-Teshehud El-Euelu, si në uljen e tij në pozicionin mes dy sexhdeve dhe thotë: “ET-TEȞIJ-JEETU LIL-LAAHI UEŤ-ŤAJ-JIBEETU, ES-SELAAMU ĂLEJKE EJ-JUHEN-NEBIJ-JU UE RAȞMETULL-LLAAHI UE BEREKEETUHU, ES-SELAAMU ĂLEJNEE UE ĂLEE ĬBAADIL-LAAHIŠ-ŠAALIȞIIN, ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUHU / Përshëndetjet (madhërimet) i takojnë Allahut si dhe adhurimet (lutjet) dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Profet, si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.”9

Në qoftë se namazi është me tre ose katër rekate, ngrihet për në rekatin e tretë dhe bën të njëjtat veprime dhe lutje si në dy rekatet e para, por pa lexuar sure tjetër pas sures El-Fatiha.10

Në rekatin e fundit qëndron ulur pas sexhdes dhe thotë: [atë që tha në] Et-Teshehud El-Euel dhe më pas salavatet (lutjet) për Profetin (Paqja qoftë mbi të!), si më poshtë: “ALL-LLAAHUM-ME ŠAL-LI ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA ŠAL-LEJTE ĂLEE IBRAAHIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID; UE BAARIK ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA BAAREKTE ĂLEE IBRAAHIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID / O Allah! Mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar. Dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar.” [Sa më sipër quhet Et-Teshehud El-Ekhir / Eth-Thani.]11

Pastaj kthen kokën djathtas duke thënë: “ES-SELAAMU ĂLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH / Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju” e më tej e kthen kokën majtas, duke thënë sërish “ES-SELAAMU ĂLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH / Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju”.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide