Mënyra e faljes

  1. Nijeti (qëllimi) 

Nijeti është kusht për saktësinë e namazit. Domethënë, kur të falemi, të kemi qëllim në zemër që ta adhurojmë Allahun nëpërmjet namazit dhe të jemi të vetëdijshëm se cilin namaz po falim, për shembull akshamin, jacinë etj. Nuk ligjërohet që nijeti të thuhet me zë, por ajo që kërkohet është vetëm qëllimi në zemër dhe vetëdija në mendje; kështu “thuhet” nijeti. Thënia me gojë e nijetit ...nuk ka qenë veprim as i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe as i shokëve të tij të nderuar.

  1. Personi qëndron në këmbë për të filluar namazin dhe thotë:

 “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi”, duke ngritur duart deri te veshët ose te supet, me të brendshmen e dorës (pëllëmbën) të kthyer nga kibla.
Tekbiri (thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi”), nuk lejohet të thuhet ndryshe përveçse me këto fjalë. Ai shpreh madhërim dhe lavd për Allahun. Pra, Allahu është më i madh se çdokush e çdo gjë tjetër; është më i madh se jeta e kësaj bote me të gjitha epshet dhe kënaqësitë e saj. Prandaj, le t’i lëmë mënjanë këto kënaqësi dhe t’i drejtohemi me përulje Allahut - të Madhit, më të Lartësuarit - në namaz, me zemrat dhe mendjet tona. 

  1. Pas tekbirit personi që po falet vendos dorën e djathtë mbi të majtën ... Këtë veprim e përsërit gjithmonë gjatë qëndrimit të tij në këmbë.
  1. Pastaj pëlqehet të thotë lutjen e hapjes (së namazit): “SUBȞAANEKELL-LLAAHUM-ME UE BIȞAMDIKE UE TEBAAREKE-SMUKE UE TEĂALA XHED-DUKE UE LAA ILAAHE GAJRUKE / I Patëmetë je o Allah, dhe për Ty janë falënderimet. I lartmadhëruar është Emri Yt [çdo bekim / mbarësi vjen nga përmendja e emrit Tënd] dhe e Lartësuar është Madhëria Jote; nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Teje”.
  1. Më pas thotë: “EŬUDHU BIL-LAAHI MINESH-SHEJŤAANIR-RAXHIIM / Strehohem te Allahu që të më mbrojë nga shejtani i mallkuar”. Kjo formulë quhet istiadhe dhe do të thotë: Strehohem dhe fortifikohem te Allahu që të më mbrojë nga e keqja e shejtanit të mallkuar.
  1. Më tej vijon dhe thotë: “BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM / Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit”. Kjo formulë quhet besmele dhe do të thotë: Filloj me ndihmën dhe bekimin e Emrit të Allahut.
  1. Pastaj lexon suren (kapitullin) El-Fatiha, e cila është surja më madhështore e librit të Allahut (Kuranit).
  • Allahu falë mirësisë së Tij ia zbriti Profetit të Vet (Paqja qoftë mbi të!) këtë sure, siç ka thënë: “Ne të kemi shpallur shtatë vargje që përsëriten dhe Kuranin e madhërishëm.” (El-Hixhr: 85). Emërtimi “Shtatë vargje që përsëriten” nënkupton suren El-Fatiha, sepse ajo përmban shtatë ajete, të cilat njerëzit i përsërisin çdo ditë disa herë [në namazet e tyre].
  • Muslimani duhet ta mësojë këtë sure sepse ajo duhet lexuar patjetër prej kujt falet si imam (prin namazin), ose falet vetëm; po kështu ai që falet pas imamit,- në namazin ku imami lexon [suret] pa zë,- duhet ta lexojë El-Fatihanë (pa zë).
  1. Ligjërohet për personin që pasi të lexojë suren El-Fatiha apo pasi ta dëgjojë atë nga imami, të thotë: “Amin”. Fjala amin do të thotë: Përgjigju lutjes sonë, o Allah!
  1. Në dy rekatet e para, pas sures El-Fatiha, lexon një sure tjetër ose disa ajete nga një sure çfarëdo, ndërsa në rekatin e tretë dhe të katërt themi vetëm suren El-Fatiha..
  • Surja El-Fatiha dhe suret apo ajetet pas saj recitohen me zë të lartë në namazin e sabahut, akshamit dhe jacisë (darkës) [vetëm në dy rekatet e parë], ndërsa thuhen pa zë në namazin e drekës dhe të ikindisë (pasdites).
  • Ndërsa pjesa tjetër e përmendjeve (fjalëve) të namazit, thuhen pa zë. 

  1. Më pas bën tekbir (thotë Allahu Ekber) për të kaluar në ruku (në pozicionin përkulur), duke ngritur dy duart deri te veshët ose supet, me brendinë e dorës (pëllëmbës) të kthyer nga kibla, njëlloj si në tekbirin fillestar.
  1. Pastaj bie në ruku duke e përkulur shpinën në drejtim të kiblës, duke e mbajtur shpinën dhe kokën paralel (me tokën), ndërsa duart (pëllëmbët) i vendos te gjunjët. Në këtë pozicion thotë: 

“SUBȞAANE RAB-BIJEL ĂĎȞIIM / I Patëmetë është Zoti im i Madhërishëm”. Është mirë që kjo shprehje të thuhet tri herë... Rukuja është një pozicion ku madhërohet dhe lavdërohet Allahu i Lartësuar.

Kuptimi i shprehjes “SUBȞAANE RAB-BIJEL ĂĎȞIIM” është: Unë shpall se Allahu i Madhërishëm është i dëlirë e i pastër nga çdo e metë dhe mangësi, e them këtë duke qenë i përkulur, i përulur e i nënshtruar para Allahut të Lartmadhëruar.

  1. Ngrihet nga rukuja në pozicionin drejt në këmbë, duke i ngritur duart deri te supet me brendinë e dorës (pëllëmbës) të kthyer nga kibla dhe duke thënë: 

“SEMIĂLL-LLAAHU LIMEN ȞAMIDEH / Allahu e dëgjon këdo që e falënderon Atë”. Kur të jemi në këmbë, themi: “RAB-BENEE UE LEKEL ȞAMD / Zoti ynë, për Ty është falënderimi.” Është mirë që pas kësaj shprehjeje të shtojmë: “... ȞAMDEN KETHIIRAN ŤAJ-JIBEM-MUBAAREKEN FIIHI, MIL-ES-SEMEEI UE MIL-EL-ERĎI UE MIL-E MAA SHIËTE MIN SHEJ-IN BEĂD / ...lavde e falënderime të shumta, plot mirësi e begati, sa qielli e sa Toka e sa çdo gjë tjetër që Ti do”.

  1. Lëshohet përtokë duke thënë 

“ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” dhe bie në sexhde, me shtatë gjymtyrë përdhe, që janë: balli bashkë me hundën [fytyra], dy duart [pëllëmbët e tyre], dy gjunjët dhe dy këmbët [majat e gishtave të këmbës]. Pëlqehet që në këtë pozicion t’i largojë duart nga trupi, barkun ta largojë nga kofshët, kofshët t’i largojë nga dy këmbët [pulpat e tyre] dhe parakrahët t’i ngrejë nga toka. 

  1. Në pozicionin e sexhdes themi: 

“SUBȞAANE RAB-BIJEL EĂLEE / I Patëmetë është Zoti im më i Lartësuari”... Pëlqehet që kjo të thuhet tri herë.
Kuptimi i shprehjes “SUBȞAANE RAB-BIJEL EĂLEE” është: “Për mua, Allahu, më i Larti në madhështinë dhe fuqinë e Tij dhe më i Larti sipër qiejve të Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi”. Këto fjalë i tërheqin vëmendjen personit që po bën sexhde (qëndron i gjunjëzuar) ngjitur me tokën, për të kujtuar dallimin e madh midis vetes dhe Krijuesit të tij, më të lartit. Së këtejme, ai i përgjërohet dhe nënshtrohet Zotit të tij.

Sexhdja është një nga vendet më të mira për t’i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar. Në këtë pozicion, njeriu pasi thotë dhikrin (përmendjen) e duhur, i kërkon Allahut mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Njeriu është më pranë Zotit të vet se asnjëherë tjetër kur ndodhet në sexhde, prandaj shtojini duatë (në këtë pozicion).” (Muslimi 482).

  1. Pastaj thotë tekbirin 

“ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” dhe qëndron ulur midis dy sexhdeve. Pëlqehet të ulet mbi këmbën e majtë [shputën e saj], ndërsa të djathtën e mbanë pingul mbi tokë [me gishtat e drejtuar nga kibla]. Duart i vendos mbi kofshë pranë gjunjëve [ose mbi gjunjë]. 

  • Të gjitha uljet e namazit [midis sexhdeve] është e pëlqyeshme që të realizohen në këtë formë, përveç në Et-Teshehud Eth-Thani (ulja e fundit e namazit ku thuhen dy dëshmitë), ku është e mundur që këmba e djathtë [shputa e saj] sërish të mbahet drejt, ndërsa shputa e këmbës së majtë kalohet nën të dhe të ndenjurat vendosen përtokë.
  1. Në uljen midis dy sexhdeve thotë “RAB-BIGFIR LII / Zoti im, falmë.” Pëlqehet që kjo shprehje të thuhet tri herë.
  1. Pastaj bie sërish në sexhde, duke vepruar si në sexhden e parë.
  1. Më tej ngrihet nga sexhdja e dytë duke thënë “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” dhe qëndron sërish në pozicionin ngritur në këmbë [këtu sapo ka mbaruar atë që quhet një rekat i plotë].
  1. Pastaj falim rekatin e dytë njëlloj si rekatin e parë.
  1. Pas sexhdes së dytë të rekatit të dytë,

qëndron ulur për të thënë atë që quhet “Et-Teshehud El-Euelu (ulja e parë e namazeve katër rekatësh ku thuhen dy dëshmitë)”, konkretisht shprehjen: “ET-TEȞIJ-JEETU LIL-LAAHI UEŤ-ŤAJ-JIBEETU, ES-SELAAMU ĂLEJKE EJ-JUHEN-NEBIJ-JU UE RAȞMETULL-LLAAHI UE BEREKEETUHU, ES-SELAAMU ĂLEJNEE UE ĂLEE ĬBAADIL-LAAHIŠ-ŠAALIȞIIN, ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUHU / Përshëndetjet (madhërimet) i takojnë Allahut si dhe adhurimet (lutjet) dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Profet si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.”

  1. Më pas ngrihet 

sërish në këmbë për të plotësuar pjesën tjetër të namazit, nëse namazi është me tre apo me katër rekate. Por në këtë rast, në rekatin e tretë dhe të katërt reciton vetëm suren El-Fatiha.

  • Por në qoftë se namazi është me dy rekate, siç është namazi i sabahut, atëherë qëndron ulur për të thënë Et-Teshehud El-Ekhir / Eth-Thani, siç do të vijojë më poshtë.

  1. Pastaj në rekatin e fundit 

të çdo namazi, pas sexhdes së dytë, qëndron ulur për të thënë Et-Teshehud El-Ekhir, i cili është sikurse Et-Teshehud El-Euelu, por duke shtuar salavatin (lutjen për mëshirë) për Profetin: “ALL-LLAAHUM-ME ŠAL-LI ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA ŠAL-LEJTE ĂLEE IBRAAHIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID; UE BAARIK ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA BAAREKTE ĂLEE IBRAAHIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID / O Allah! Mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar. Dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar.” 

  • Është mirë që pas salavateve të themi (lutjen): “EŬUDHU BIL-LAAHI MIN ĂDHEEBI XHEHEN-NEM, UE MIN ĂDHEEBIL-ǨABRI, UE MIN FITNETIL-MEȞJEE UEL MEMEETI, UE MIN FITENTIL MESIIȞID-DEXH-XHAAL / Strehohem te Allahu të më mbrojë nga dënimi i xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës e të vdekjes dhe nga sprova e Mesihut të Rremë (Dexhalit)”; si dhe të lutet për çfarë të dëshirojë.
  1. Në fund kthen kokën nga ana e djathtë duke thënë

“ES-SELAAMU ĂLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH / Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju” dhe më pas nga ana e majtë, duke thënë të njëjtën shprehje.
Me këtë veprim të quajtur teslim, muslimani përfundon namazin e tij, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Namazi fillon me tekbir dhe mbyllet me teslim.” (Ebu Daudi 61, Tirmidhi 3). Pra, në namaz hyhet me tekbirin e parë [duke thënë në fillim “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” dhe dilet me teslim [duke thënë “ES-SELAAMU ĂLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAAH / Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju”].

  1. Pëlqehet që pas dhënies së selamit në namazin farz (të detyrueshëm), të themi: 
  1. “ESTEGFIRULL-LLAAH / I kërkoj falje Allahut”, tri herë.
  2. “ALL-LLAAHUM-ME ENTES-SELAAMU UE MINKES-SELAAMU, TEBAAREKTE JAA DHEL XHELEELI UEL IKRAAM / O Allah, Ti je Paqedhënësi dhe prej Teje vjen paqja, i lartësuar je, o Zotërues i madhështisë dhe i nderimit”. Dhe: “ALL-LLAAHUM-ME LAA MAANIĂ LIMAA EĂŤAJTE UE LAA MUĂŤIJE LIMAA MENEĂTE UE LAA JENFEŬ DHEL XHED-DI, MINKEL XHED-DU / O Allah! Nuk ka ndalues për atë që Ti e jep dhe nuk ka dhënës për atë që Ti e ndalon! Nuk i bën dobi të kamurit tek Ti kamja, pasi ajo i ka ardhur atij prej Teje!”
  3. Pastaj thotë 33 herë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH / I Patëmetë je o Allah”; 33 herë “ELȞAMDU LIL-LAAH / / Falënderimi i takon Allahut”; 33 herë “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” dhe e plotësojmë njëqindëshen duke thënë: “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UAȞDEHU LAA SHERIIKE LEHU, LEHUL MULKU UE LEHUL ȞAMDU UE HUE ĂLEE KUL-LI SHEJ-IN ǨADIIR / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Atij i takojnë pushteti dhe lavdërimi dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”.

Çfarë vepron ai që nuk e di përmendësh El-Fatihanë dhe përmendjet e namazit? 

  • I tilli duhet të përpiqet që të mësojë përmendjet e detyrueshme të namazit, të cilat për të qenë korrekte duhet të thuhen vetëm në gjuhën arabe. Këto përmendje janë: 
    El-Fatihaja; tekbiri; thëniet: “SUBȞAANE RAB-BIJEL ÂĎHIIM”, “SEMIÂLL-LLAAHU LIMEN ȞAMIDEH”, “RAB-BENAA LEKEL ȞAMD”, “SUBȞAANE RAB-BIJEL EÂLA”, “RAB-BIG-FIR LI”; teshehudi dhe salavati mbi Profetin (Paqja qoftë mbi të!) edhe selami (ES-SELAAMU ÂLEJKUM UE RAȞMETULL-LLAH).
  • Nëse muslimani është në kohën para se të dijë përmendësh lutjet që thuhen në namaz, ai ka për detyrë që në namazet e tij të thotë në mënyrë të përsëritur tesbihun (SUBȞAN ALL-LLAAH), tehmidin (EL-ȞAMDU LIL-LAAH) dhe tekbirin (ALL-LLAHU EKBER), e nëse di ajet kuranor përmendësh e thotë gjatë qëndrimit në këmbë; siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” (Et-Tegabun: 16). 
  • Gjatë kësaj kohe, muslimani duhet të bëjë kujdes të plotë që të falet me xhemat (në grup me muslimanët) ashtu që namazi i tij të jetë korrekt, sepse imami (drejtuesi i namazit) e mbart (e shlyen) një pjesë të mangësive të xhematit.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide