You are here

Përmendjet më madhështore:

Kurani është fjala e Allahu dhe përmendja më e lartësuar me të cilën përmendet Allahu. Kurdo që muslimani e lexon Kuranin duke meditur në kuptimet e tij, konsiderohet nga përmendësit e Allahut.

Disa prej sureve (kapitujve) dhe ajeteve (vargjeve) më madhështore të Kuranit janë:

Ajeti Kursi

Është ajeti më madhështor në Kuran, siç na ka treguar Profeti (Paqja qoftë mbi të!), nisur nga lartësimi i Allahut dhe atributet e përsosmërisë dhe plotfuqishmërisë së Tij, të ardhura në këtë ajet.

Ai ligjërohet të lexohet në mëngjes, në mbrëmje dhe para gjumit. Në hadith vjen, se atij që e lexon atë para gjumit do t’i vijë prej Allahut dhe nuk do t’i ndahet një (engjëll) mbrojtës dhe shejtani nuk do
t’i afrohet derisa të gdhijë. (El-Bukhari 2187).

Ai lexohet gjithashtu pas namazit. Në lidhje me këtë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atë që e lexon Ajetin Kursi në fund të çdo namazi të obliguar, nuk e pengon që të hyjë në Xhenet përveçse të
vdesë [t’i vijë vdekja].” (En-Nesai, në “El-Kubra” 9848).

“ALL-LLAAHU LAA ILAAHE IL-LAA HUEL-ȞAJ-JUL-ǨAJ-JUUM. LAA TE-KHUDHUHU SINETU-UE LAA NEUM. LEHUU MAA FIS-SEMAA-UAATI UE MAA FIL-ERĎ. MEN DHELLEDHII JESHFEŬ ĬNDEHU, IL-LAA BI IDHINIHI. JEĂLEMU MAA BEJNE EJDIIHIM UE MAA KHALFEHUM, UE LAA JUȞIIŤUUNE BI SHEJ-IN MIN ĬLMIHI IL-LAA BIMAA SHE-E. UESIĂ KURSIJ-JUHUS-SEMAA-UAATI UEL ERĎA, UE LAA JEUUDUHU ȞIFĎȞUHUMAA UE HUEL-ĂLIJ-JUL-ĂĎȞIIM / Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursiu [krijesë madhështore e Allahut] i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare: 255).

“ALL-LLAAHU LAA ILAAHE IL-LAA HU”

Allahu! Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Tij.

“EL-ȞAJ-JUL-ǨAJ-JUUM”

Të Gjallit në të gjitha kuptimet e jetës së plotë siç i takon madhështisë së Tij; I Përjetshmi dhe Mbajtësi i gjithçkaje, që drejton dhe përkryen gjithçka

“LAA TE-KHUDHUHU SINETU-UE LAA NEUM“

Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi.

“LEHUU MAA FIS-SEMAA-UAATI UE MAA FIL-ERĎ“

Atij i përket gjithçka që gjendet në gjithësi, në qiej dhe në Tokë. Ai pra është Sunduesi dhe Krijuesi i gjithçkaje.

“MEN DHEL-LEDHII JESHFEŬ ĬNDEHU, IL-LAA BI IDHINIHI“

Askush nuk mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij.

“JEĂLEMU MAA BEJNE EJDIIHIM UE MAA KHALFEHUM“

Ai di çështjet e tyre [krijesave] drejt të cilave ata shkojnë dhe di të shkuarën që ata kanë lënë pas [argument për diturinë e plotë të Tij mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen
e gjithë krijesave].

“UE LAA JUȞIIŤUUNE BI SHEJ-IN MIN ĬLMIHI IL-LAA BIMAA SHE-E”

Asnjë nga krijesat nuk mund të depërtojë në diç nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai i ka mësuar dhe treguar

“UESIĂ KURSIJ-JUHUS-SEMAA-UAATI UEL ERĎA”

Disa sahabë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), Kursiun e kanë interpretuar se është vendvendosja e dy këmbëve të Tij, siç i takon Lartmadhërisë së Tij [nuk disponohet asnjë thënie autentike ku
të theksohet vendosja e këmbëve të Allahut të Madhëruar në Kursij; por çdo cilësi hyjnore që ka të bëjë me këtë realitet dhe çdo realitet tjetër hyjnor, duhet pohuar si cilësi e Vetes Hyjnore
të Allahut, jo në aspektin e përfshirjes apo ndërfutjes në raport me krijesat]. Kursiu është prej krijesave madhështore të Allahut, që i tejkalon qiejtë dhe tokën për nga madhështia dhe gjerësia
[qiejt dhe toka në krahasim me të, janë si një hallkë e hedhur në shkretëtirë].

“UE LAA JEUUDUHU ȞIFĎȞUHUMAA”

Ai - Lëvduar qoftë! - nuk e ka të rëndë t’i ruajë qiejtë dhe tokën, bashkë me sa gjenden në to.

“UE HUEL-ĂLIJ-JUL-ĂĎȞIIM”

Ai është i Larti me Veten dhe atributet e Tij, mbi të gjitha krijesat e Tij, si dhe tek Ai bashkohen
të gjitha atributet e madhështisë dhe krenarisë.

دليل المسلم الميسر

مسلم سہولت گائیڈ سائٹ ایک معاصر گائیڈ کمپنی منصوبوں 15 سے زائد زبانوں کی پیداوار اور مخصوص الیکٹرانک ٹیمپلیٹس میں سے ایک بڑی تعداد میں مواد فراہم کیا گیا ہے جو اس کتاب (مسلم سہولت گائیڈ) کی الیکٹرانک ورژن ہے.

الدليل المعاصر