You are here

Namazi me xhemat (grup)

Allahu i ka urdhëruar burrat që t’i falin me xhemat (në grup), pesë namazet [e detyruara] ditore dhe është transmetuar se ky namaz posedon një vlerë madhështore, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Namazi me xhemat (në grup) është 27 gradë më i mirë se namazi individual.” (El-Bukhari 619, Muslimi 650).

Xhemati më i vogël përbëhet: Nga dy veta, imami dhe një ndjekës i imamit. Sa më i madh të jetë xhemati, aq më shumë kënaqet Allahu.

Kuptimi i ndjekjes së imamit

Ndjekja e imamit do të thotë që personi i cili falet pas imamit, ta lidhë namazin e vet me namazin e imamit; pra ta ndjekë imamin në rukunë dhe sexhden e tij, ta dëgjojë recitimin e tij dhe mos ta paraprijë atë e të mos veprojë ndryshe, por të bëjë veprimet e imamit menjëherë pas tij.

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në të vërtetë, imami është bërë për t’u pasuar. Prandaj, kur të bëjë tekbir, bëni edhe ju tekbir, e mos bëni tekbir derisa ai të bëjë tekbir; kur të bëjë ruku (të përkulet), bëni edhe ju ruku, e mos bëni ruku derisa ai të bëjë ruku; kur të thotë: ‘SEMIĂLL-LLAAHU LIMEN ȞAMIDEH / Allahu e dëgjon këdo që e falënderon Atë’, thoni: “RAB-BENEE UE LEKEL ȞAMD / Zoti ynë, për Ty janë falënderimet”; kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju në sexhde, e mos bini në sexhde derisa ai të bjerë në sexhde...” (El-Bukhari 701, Muslimi 414, Ebu Daudi 603).

Kush nxirret imam?

Imam nxirret ai që di më shumë Kuran përmendësh dhe që e lexon atë më bukur, e pastaj vijnë përparësitë e tjera me radhë, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Njerëzit i prin si imam ai që e këndon më mirë (përmendësh) librin e Allahut. Në qoftë se janë të barabartë në këndim, atëherë (del imam) ai që e është më i dituri në lidhje me Sunetin...” (Muslimi 673). 

Ku qëndron imami dhe ku ndjekësit? 

Imami duhet të qëndrojë para, ndërsa ndjekësit rreshtohen pas tij, duke qëndruar pranë e pranë dhe duke i plotësuar rreshtat me radhë njëri pas tjetrit. Nëse ndjekësi është një i vetëm, atëherë ai qëndron në të djathtë të imamit.

Si e plotëson ndjekësi pjesën e namazit që nuk e ka kapur dot me imam?

Kush lidhet pas imamit mbasi i ka ikur një pjesë e namazit, e ndjek imamin derisa ai të japë selam dhe pastaj (ndjekësi) e plotëson (më vete) pjesën e mbetur të namazit të tij. 

Si e plotëson personi çfarë nuk e ka kryer me imamin? 

Personi që futet në namaz me imamin dhe gjen se i ka ikur një pjesë e namazit, vijon namazin me imamin derisa ky i fundit të japë selam dhe pastaj e plotëson pjesën e mbetur të namazit.
Namazi që ka kapur me imamin konsiderohet pjesa e parë e namazit të tij dhe namazi që bën pas kësaj konsiderohet pjesa e fundit e namazit të tij.

Me çfarë kapet një rekat?

Namazi llogaritet me numrin e rekateve. Kush e kap rukunë me imam [duke thënë qoftë një herë të vetme “SUBȞAANE RAB-BIJEL AĎȞIIM”, para se imami të ngrihet nga rukuja], ka arritur një rekat të plotë. Kush nuk e arrin dot rukunë me imamin, futet dhe e ndjek imamin, por fjalët dhe veprimet e mbetura të këtij rekati që i iku, nuk llogariten si rekat prej rekateve të tij.

 

 

Shembuj të faljes me imam, nëse nuk arrihet falja e namazit me imam që nga fillimi i namazit

  • Kush e fal namazin e sabahut me imam dhe e arrin imamin në rekatin e dytë, duhet të çohet pasi imami të ketë dhënë selam dhe të plotësojë rekatin e mbetur, pastaj të japë selam, sepse namazi i sabahut ka dy rekate dhe ndjekësi arriti vetëm një rekat me imam.
  • Kush e arrin imamin në Et-Teshehud El-Ekhir (uljen e fundit) në namazin e akshamit, duhet të çohet pasi imami të ketë dhënë selam dhe të falë tre rekate të plota, sepse e ka arritur imamin në Et-Teshehud El-Ekhir (uljen e fundit), e në realitet rekati quhet i arritur (kryer) vetëm kur arrihet rukuja me imamin.
  • Kush e arrin imamin në rukunë e rekatit të tretë të namazit të drekës, ka arritur dy rekate me imamin (këto rekate llogariten për ndjekësin si dy rekatet e para të namazit të drekës). Pasi imami të japë selam, ndjekësi çohet dhe plotëson pjesën e mbetur të namazit, që në këtë rast janë rekati i tretë dhe i katërt i namazit të drekës, sepse dreka ka katër rekate.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide