You are here

Namazi i udhëtarit

  • Është sunet që udhëtari gjatë udhëtimit ose gjatë qëndrimit të përkohshëm në një vend... t’i shkurtojë namazet katër rekatëshe duke i falur me dy rekate. Kështu, namazin katër rekatësh të drekës, të ikindisë dhe të jacisë, ai i fal me nga dy rekate secilin; përveçse në rastin kur ai i fal ato pas një imami rezident, në këtë rast udhëtari ndjek imamin dhe fal katër rekate si ai.
    Profeti (Paqja qoftë mbi të!) gjatë çlirimit të Mekës ka qëndruar 15 ditë në Mekë dhe e ka shkurtuar namazin.
  • Ligjërohet që udhëtari të mos i falë sunetet shoqërues të farzit, përveç sunetit shoqërues të sabahut.
  • Udhëtarit i lejohet që t’i bashkojë namazin e drekës me të ikindisë dhe të akshamit me të jacisë, sidomos kur është në lëvizje dhe në udhëtim, kjo si lehtësim, mëshirë dhe për ta larguar vështirësinë prej tij.

Allahu na ka urdhëruar që të jemi sistematik me namazin dhe ta kryejmë atë në të gjitha rrethanat tona.

Namazi i të sëmurit

Namazi është detyrim për muslimanin në çfarëdolloj situate, për sa kohë që mendjen dhe vetëdijen e ka në vend. Mirëpo Islami i ka marrë parasysh ndryshimet e kushteve dhe të nevojave njerëzore, mes të cilave është edhe sëmundja.

Për ta qartësuar më tej këtë thuhet:

  • El-Kijam (Qëndrimi i detyrueshëm në këmbë) gjatë namazit bie për të sëmurin që nuk mund të qëndrojë dot në këmbë, apo që qëndrimi në këmbë ia vështirëson dhe ia ngadalëson shërimin. Në këto raste, i sëmuri falet ulur dhe nëse nuk mundet falet shtrirë. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Falu në këmbë, nëse nuk mundesh falu ulur e, nëse (sërish) nuk mundesh falu shtrirë.” (El-Bukhari 1066).
  • Kush nuk mund të bjerë në ruku (përkulje) apo në sexhde (gjunjëzim), i kryen ato duke bërë me shenjë aq sa të mundet.
  • Kush e ka të vështirë të qëndrojë ulur përtokë, le të ulet në karrige apo ngjashëm me këtë.
  • Kush ka vështirësi të pastrohet për çdo namaz për shkak të sëmundjes, i lejohet t’i bashkojë namazin e drekës me të ikindisë dhe të akshamit me të jacisë.
  • Kush ka vështirësi të përdorë ujin për shkak të sëmundjes, le të marrë tejemum (pastrim ritual me dhé) për të falur namazin.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide