You are here

Përulësia në namaz

Përulësia në namaz është thelbi dhe esenca e tij. Kuptimi i këtij termi është që të falem me zemër të përqendruar dhe të përulur para Zotit, duke u munduar të ndiej e të kuptoj ajetet, lutjet dhe përmendjet (lavdet) që them. 

Përulësia është prej adhurimeve më të mira dhe punëve të mira më madhështore. Prandaj Allahu e ka përmendur atë si një nga virtytet e besimtarëve, siç thotë i Lartmadhëruari: “Janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre.” (El-Mu’minun: 1-2).

Kush e përjeton përulësinë në namaz, ka shijuar kënaqësinë e adhurimit e të besimit. Prandaj i Dërguari i Allahut thoshte: “Ëndja e syve të mi më është bërë në namaz.” (En-Nesai: 3940). Shprehja “Ëndja e syve të mi” në gjuhën arabe ka kuptimin: gëzimi kulmor, lumturia, ngrohtësia dhe kënaqësia.

Shpërblimi në namaz është në varësi të frikë-respektit në të

Mjetet që ndihmojnë në arritjen e përulësisë në namaz

Ka mjete e mënyra të shumta që ndihmojnë në përmbushjen e përulësisë në namaz, prej të cilave janë:

  1. Përgatitja për namaz

Kjo realizohet me shkuarjen herët në xhami nga ana e burrave, me faljen e namazeve sunete që paraprijnë farzin, me veshjen e rrobave të hijshme e të përshtatshme si dhe duke ecur me qetësi dhe dinjitet për në xhami. 

  1. Largimi i shqetësimeve dhe çdo gjëje që të shmang vëmendjen

Personi nuk duhet të falet duke pasur para tij pamje që i tërheqin vëmendjen, siç janë figurat dhe zbukurimet e ndryshme, ose në vende ku mund të dëgjojë zëra a tinguj që e shpërqendrojnë. Gjithashtu, nuk duhet të nisë namazin nëse ka nevojë për të shkuar në banjo, as kur është i uritur e as i etur, nëse ushqimi dhe pija janë të gatshme. Të gjitha këto janë me qëllim që mendja e atij që po falet të kthjellohet dhe ai të preokupohet me çështjen e madhe të cilën po e kryen, që është namazi i tij, biseda private e tij me Zotin e vet.

  1. Prehja (pas çdo lëvizje) në namaz:

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) prehej (qëndronte pa lëvizur) në rukunë dhe sexhden e tij derisa çdo eshtër të vinte në vendin e vet. Ai i urdhëronte ata që nuk faleshin mirë, që t’i kryenin me qetësi të gjitha veprimet e namazit. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar ngutjen [faljen me shpejtësi] dhe e ka krahasuar atë me çukitjen e korbit.

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Hajduti më i keq mes njerëzve është ai që vjedh namazin e tij.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, si e vjedh namazin e tij?” Ai tha: “Kur nuk e plotëson rukunë e as sexhden.” (Ahmedi 22642).

Ai që nuk e fal me qetësi namazin nuk mund të përqendrohet sepse ngutja e prish përulësinë dhe përqendrimin. Çukitja e korbit e hedh tutje shpërblimin.

  1. Sjellja ndër mend e madhështisë së Atij para të Cilit do të qëndrojë:

Në namaz muslimani duhet të sjellë ndër mend madhështinë dhe lartmadhërinë e Krijuesit të Lartësuar dhe [në krahun tjetër] dobësinë dhe ultësinë e vetes; duhet ta ndiejë se ka dalë para Zotit, i pëshpërit e i lutet Atij në përulje të plotë e përgjërim; duhet të sjellë ndër mend shpërblimin që Allahu ka përgatitur në jetën tjetër për besimtarët dhe dënimin që ka përgatitur për idhujtarët e jobesimtarët; dhe duhet të përkujtojë qëndrimin e tij para Allahut në botën tjetër [në Ditën e Gjykimit]. 

Kur muslimani i përjeton sa më sipër në namazin e vet, bëhet prej atyre të cilët Allahu i ka përshkruar në Librin e Tij se janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre, siç thotë i Lartmadhëruari: “Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit, që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.” (El-Bekare: 45-46).

Nëse muslimani sjell ndër mend se Zoti i Lartmadhëruar e dëgjon, i jep dhe i përgjigjet, kësisoj ai realizon përulësinë në namaz në varësi të kësaj ndjesie të tij.

  1. Përsiatja e ajeteve dhe lutjeve që thuhen në namaz dhe ndërveprimi me to:

Kurani ka zbritur për t’u përsiatur: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të njerëzit e mençur.” (Sad: 29). Përsiatja arrihet vetëm duke ditur kuptimin e ajeteve dhe lutjeve që thuhen. Kjo i mundëson muslimanit që të meditojë rreth gjendjes së vet nga njëra anë dhe rreth domethënies së ajeteve e lutjeve, nga ana tjetër. I gjithë ky proces sjell si rrjedhojë përulësinë dhe ndikimin emocional tek muslimani dhe ndoshta edhe rrjedhjen e lotëve; duke e bërë atë që të mos i kalojë ajetet kuranore pa u prekur fare, si të ishte shurdh dhe i verbër, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër.” (El-Furkan: 73).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide