You are here

Në konsideratë merret Islami dhe jo aktualiteti i disa muslimanëve

Nëse do të shihje një mjek që praktikon një zakon që është i dëmshëm për shëndetin apo një arsimtar të sillet keq, me siguri - edhe pse do të habiteshe e nuk do t’i miratoje veprimet e tyre, të cilat bien ndesh me njohuritë dhe pozitën e tyre - kjo nuk do ta ndryshonte mendimin tënd për rëndësinë që ka shkenca e mjekësisë për njerëzimin apo pozitën që ka arsimi për shoqërinë dhe qytetërimin. 

Do të shohësh se ai mjek ose ai arsimtar nuk është tjetër veçse një shembull jo i denjë për fushën dhe profesionin të cilit i përket.

Edhe kur shohim praktika të këqija nga disa muslimanë, kjo nuk shpreh realitetin e kulluar të Islamit. Përkundrazi, kjo është shfaqje e dobësisë njerëzore, e kulturave dhe traditave të këqija që nuk kanë lidhje me Islamin, si zakonet dhe karakteret e atij mjekut apo mësuesit, të cilat nuk mund t’u atribuohen mjekësisë dhe arsimit. 

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide