You are here

Feja përfshin të gjitha aspektet e jetës

Islami nuk është thjesht një nevojë shpirtërore, të cilën muslimani e ushtron brenda xhamisë vetëm me lutje e falje...

Gjithashtu nuk është vetëm pikëpamje e dogma, në të cilat besojnë pasuesit e tij...

Ashtu sikundër nuk është thjesht një sistem i kompletuar ekonomik...

Nuk është as vetëm rregulla e teori për strukturimin e disiplinës dhe shoqërisë...

Ashtu sikurse nuk është vetëm një paketë moralesh dhe sjelljesh në marrëdhëniet me të tjerët...

Por Islami është program i plotë që i përfshin të gjitha aspektet e jetës, në të gjitha dimensionet dhe horizontet e saj; pra, përfshin ato që u thanë më lart edhe më tepër.

Allahu e ka plotësuar për muslimanët këtë mirësi dhe ka pëlqyer për ne këtë fe të përsosur, siç ka thënë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Maide: 3).

Kur një nga idhujtarët e pyeti me tallje shokun e nderuar të Profetit (Paqja qoftë mbi të!), Selman Farisiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ky shoku juaj (nënkuptonte të Dërguarin e Allahut) ju mëson juve çdo gjë, deri edhe edukatat e kryerjes së nevojës së vogël e të madhe?”, shoku i nderuar i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj: “Po, na i ka mësuar” – dhe ia përmendi dispozitat e Islamit dhe edukatat e tij për këtë çështje. (Muslimi 262).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide