You are here

Islami është feja e ekuilibrit

Islami është feja e ekuilibrit, larg neglizhimit dhe lëshimit, apo ngurtësimit dhe teprimit. Kjo manifestohet në të gjitha ritet e Fesë dhe adhurimet e saj.

Prandaj ka ardhur edhe konfirmimi hyjnor për Profetin (Paqja qoftë mbi të!), sahabët (shokët) e tij dhe për të gjithë besimtarët që të jenë të ekuilibruar. Kjo arrihet duke bërë kujdes në dy gjëra:

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” (Hud: 112).

Pra, përmbaju drejtimit në të vërtetën dhe përpiqu fort në këtë, pa e ekzagjeruar dhe pa e tejkaluar me veprime të tepërta apo të sforcuara.

Kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) po u mësonte shokëve të tij një nga veprimet e haxhit, i paralajmëroi që të kishin kujdes nga teprimi dhe u theksoi se ky ishte shkaku i rrënimit të kombeve të mëparshme. U tha: “Kujdes nga teprimi në fe, pasi në realitet ata që ishin para jush i shkatërroi teprimi në fe.” (Ibn Maxhe 3029).

Po kështu Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Merrni prej veprave [punëve të mira vullnetare fetare] ato që keni mundësi [t’i kryeni vazhdimisht].” (El-Bukhari 1100).

Prandaj, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e ka sqaruar realitetin e Shpalljes me të cilën është dërguar, se ajo nuk ka ardhur për t’i ngarkuar njerëzit mbi fuqinë e tyre, por ajo ka sjellë edukim, urtësi dhe lehtësim. Ai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në të vërtetë Allahu nuk më ka dërguar vështirësues dhe as provokues [për shkarjen e ndokujt], por më ka dërguar mësues dhe lehtësues.” (Muslimi 1478).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide