You are here

Mësimi i dispozitave të Islamit

Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm për të mësuar dispozitat fetare në të gjitha fushat e jetës së tij: në adhurimet, marrëdhëniet dhe raportet me njerëzit, në mënyrë që ta kryejë adhurimin e tij me largpamësi dhe vetëdije të plotë, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!): “Atë person të cilit Allahu ia do të mirën, e bën fakih [të ditur] në Fe.” (El-Bukhari 71, Muslimi 1037).

Prandaj muslimanit i del për detyrë t’i mësojë dispozitat e detyrueshme për të, si mënyrën e kryerjes së namazit, të pastrimit, çfarë lejohet e çfarë ndalohet prej ushqimeve, pijeve etj. dhe po ashtu preferohet që ai të mësojë edhe dispozitat që sheriati (ligji islam) i konsideron të pëlqyeshme, por që nuk janë të detyrueshme për të.

Dispozitat juridike

Të gjitha veprimet, fjalët dhe reagimet e njeriut, në sheriat (ligjin islam) nuk dalin jashtë gjendjeve në vijim:

Vaxhibi (Detyra)

Është ajo gjë që e ka urdhëruar Allahu, ku vepruesi i saj shpërblehet dhe mosvepruesi i saj ndëshkohet; e nëse [urdhërimi me të] konfirmohet kategorikisht, si pesë namazet ditore dhe agjërimi i Ramazanit, ai quhet farz (detyrim).

Harami (E paligjshmja) (dhe mekruh tehrimi / e urryera e paligjshme) 

Është ajo gjë që e ka ndaluar Allahu, ku mosvepruesi i saj shpërblehet dhe vepruesi i saj ndëshkohet, si zinaja (kurvëria) dhe pirja e alkoolit.

Suneti (Norma) dhe mustehabi (e pëlqyeshmja)

Është ajo gjë që Islami e ka bërë të pëlqyeshme, ku vepruesi i saj shpërblehet dhe mosvepruesi i saj nuk ndëshkohet, si buzëqeshja ndaj njerëzve, t’i përshëndesësh i pari me selam (me thënien Es-Selamu Alejkum / Paqja qoftë mbi ju”) dhe evitimi i ndyrësirave nga rruga.

Mekruh tenzihi
(E urryera qortuese)

Është ajo gjë që Islami ka parapëlqyer të lihet, ku mosvepruesi i saj shpërblehet dhe vepruesi i saj nuk ndëshkohet, si abuzimi me gishtat gjatë namazit.

Mubahu
(E lejuara)

Është ajo gjë bërja dhe lënia e së cilës, nuk kanë lidhje me asnjë urdhërim apo ndalim (sheriatik), si të ngrënët, të pirët dhe të folurit në zanafillën e tyre (parimisht).

Pesë shtyllat e Islamit

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, përmbushja e namazit, dhënia e zekatit (një vlere specifike të detyrueshme pasurie), haxhillëku në Qabe dhe agjërimi i Ramazanit.” (El-Bukhari 8, Muslimi 16).

Këto pesë shtylla janë themelet e fesë dhe mbajtëset e saj madhështore, të cilat do t’i shpjegojmë, së bashku me dispozitat e tyre, në kapitujt e ardhshëm.

E para e tyre është imani (besimi) dhe teuhidi (monoteizmi), që përbëjnë kapitullin e ardhshëm me temën “Besimi i muslimanit”.

Më pas vjen namazi, i cili është një nga adhurimet më të mëdha dhe më fisnike. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dhe shtylla e Islamit është namazi.” (Tirmidhi 2749). Pra, shtylla mbi të cilën ngrihet dhe themelohet Islami dhe pa të cilën nuk ka Islam, është namazi.

Mirëpo për vlefshmërinë e namazit kushtëzohet që muslimani ta përmbushë atë duke qenë në gjendje të pastër. Për këtë arsye, kapitulli “Besimi i muslimanit” do të pasohet nga kapitulli “Pastërtia e muslimanit”, më pas nga kapitulli “Namazi i muslimanit” dhe kështu me radhë.

Shtyllat e Islamit

  1. “SHEHAADETU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UE EN-NE MUȞAM-MEDEN RESUULULL-LLAAH / Dëshmia se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”.
  2. Kryerja e namazit.
  3.  Dhënia e zekatit.
  4. Agjërimi i Ramazanit.
  5. Haxhillëku në Qabe.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide