You are here

Islami është fe e jetës

Islami është fe që ekuilibron midis jetës së kësaj bote dhe jetës së ahiretit (amshimit). Kjo botë konsiderohet arë, në të cilën muslimani mbjell veprat e mira në çdo aspekt të jetës për t’i korrur frytet e saj në këtë botë dhe në amshim. Kjo mbjellje dhe ky kultivim kërkon që njeriu t’i qaset jetës me shpirt optimist, të mbushur me seriozitet e vendosmëri dhe që manifestohet si më poshtë:

Zhvillimi i Tokës

I Lartmadhëruari ka thënë: “Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të [dhe ta zhvilloni].” (Hud: 61). Allahu na ka krijuar në këtë tokë dhe na ka urdhëruar ta ndërtojmë e ta zhvillojmë atë me qytetërim dhe ndërtim të atillë që i shërben njerëzimit, pa rënë ndesh me legjislacionin e bollshëm të Islamit. Madje Islami e konsideron ndërtimin dhe zhvillimin e tokës prej qëllimeve kryesore dhe prej adhurimeve, edhe në rrethanat më kritike e të vështira. Për këtë arsye, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka tërhequr vëmendjen, se nëse muslimani është në prag të mbjelljes së një bime dhe po fillon kiameti, le të nxitojë ta mbjellë atë, nëse ka mundësi, që të jetë shpërblim për të. (Ahmedi 2712).

Shoqërimi me njerëzit

Islami fton për pjesëmarrje me njerëzit në ndërtim, qytetërim dhe përmirësim, si dhe për shoqërim dhe kontaktim të tyre në nivelet më të larta etike dhe me morale të larta, pavarësisht kulturave dhe feve të tyre të ndryshme. Islami tërheq vëmendjen, se izolimi dhe largimi nga njerëzit nuk është rruga e propaganduesve dhe përmirësuesve. Prandaj i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), besimtari që shoqërohet me njerëzit dhe i duron vuajtjet dhe problemet që i shkaktojnë ata, e ka vlerësuar më lart se atë që izolohet e largohet prej njerëzve. (Ibn Maxhe 4032).

Fe e diturisë

Nuk ka qenë rastësi që fjala e parë e Kuranit që i është shpallur Profetit (Paqja qoftë mbi të!) ishte fjala “IǨRA “(Lexo)”. 

Është konfirmuar plotësisht mbështetja e Islamit për të gjitha dijet që janë në dobi të njerëzimit, aq sa rruga që merr muslimani në kërkim të diturisë dhe njohurisë, është konsideruar rruga e tij drejt xhenetit, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Kushdo që merr rrugën në kërkim të diturisë, Allahu me të ia lehtëson një rrugë prej rrugëve të xhenetit.” (Muslimi 2699, Ibn Hibani 84).

Islami nuk ka njohur luftë midis fesë dhe diturisë, siç ka ndodhur në fetë e tjera. Përkundrazi, ka qenë krejtësisht e kundërta, feja ka qenë pishtari i diturisë, mbështetësi i saj, thirrësi tek nxënia dhe mësimi i saj, përderisa në të ka mirësi për njerëzimin.

Për këtë Allahu e ka nderuar pozitën e dijetarit që u mëson njerëzve të mirën dhe e ka kurorëzuar atë me gradat më të larta të kurorëzimit. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka treguar, se të gjitha krijesat luten për atë që u mëson njerëzve të mirën. (Tirmidhi 2685).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide