You are here

Qëllimi i ekzistencës sonë

man pray in the mosque

Shumë mendimtarë, ashtu sikurse dhe shumë njerëz të thjeshtë, i ka vënë në dilemë përgjigjja e pyetjes më të rëndësishme në jetën tonë:

Përse ekzistojmë?

Cili është qëllimi i jetës sonë?

Kurani e ka përcaktuar me shumë qartësi dhe saktësi pikësynimin dhe qëllimin e ekzistencës së njeriut, me thënien e Allahut të Lartësuar: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56). Pra, adhurimi [i Allahut] është pikësynimi i ekzistencës sonë në këtë Tokë dhe të gjitha të tjerat veç tij janë mjete [për realizimin e këtij qëllimi] dhe gjëra dytësore e plotësuese.

Në konceptin islam adhurimi nuk është murgëri dhe as shkëputje nga jeta dhe kënaqësitë e saj. Përkundrazi, krahas namazit, agjërimit dhe zekatit, adhurimi përfshin të gjitha veprimet, punët, fjalët, shpikjet dhe raportet e njeriut, madje edhe lojën dhe kënaqësinë e tij, nëse shoqërohen me një qëllim të mirë dhe synim të hijshëm. Prandaj Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në marrëdhëniet seksuale të ndokujt prej jush [me bashkëshorten] ka shpërblim” (Muslimi 1006), duke nënkuptuar me këtë se muslimani merr shpërblim dhe kompensim edhe kur kënaqet me gruan e tij.

Në këtë mënyrë, adhurimi duke qenë qëllimi i jetës, shndërrohet njëherazi në realitetin e jetës. Kështu muslimani qarkullon midis llojeve të ndryshme të adhurimeve, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: ‘Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” (El-Enam: 162).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide