You are here

Islami është fe universale

Feja islame erdhi si mëshirë dhe udhëzim për të gjithë popujt, pavarësisht ndryshimit të kulturave, racave, traditave dhe vendeve, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija: 107).

Për këtë arsye, Islami i respekton të gjitha zakonet dhe traditat e popujve dhe nuk i detyron muslimanët t’i ndryshojnë ato, përveçse kur bien ndesh me ndonjë ligj të Islamit. Çdo zakon që kundërshton Islamin duhet të ndryshohet derisa të pajtohet me të, sepse Allahu, që ka urdhëruar apo ka ndaluar, është Ai që di dhe njeh përsosmërisht gjithçka dhe Ai është I Patëmetë dhe i Lartësuar. Besimi ynë në Allah na angazhon që t’i bindemi ligjit të Tij.

Këtu tërheqet vëmendja se zakoneve të muslimanëve që nuk kanë lidhje me Islamin dhe me normat ligjore të tij, muslimani nuk ligjërohet që t’u përmbahet dhe as të angazhohet me to. Ato i takojnë në fakt klasifikimit të zakoneve të njerëzve dhe marrëdhënieve të tyre të lejuara.

Gjithë toka është vend për adhurimin e Allahut: 

Islami e konsideron gjithë tokën vend të mirëqenë për të jetuar e për të adhuruar Allahun. Për muslimanët nuk është se ka ndonjë vend të posaçëm ku ata duhet të shpërngulen dhe të banojnë, por në fakt në konsideratë merret mundësia për të adhuruar Allahun. 

Muslimani nuk e ka detyrë të zhvendoset a të shpërngulet prej një vendi, përveçse atëherë kur e ndalojnë të adhurojë Allahun. Në këtë rast ai vendoset në një vend tjetër, ku ka mundësi të ushtrojë lirisht adhurimin e Tij, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!” (El-Ankebut: 56).

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide