You are here

Varrosja e të vdekurit

I vdekuri duhet varrosur në tokë, siç është zakoni i shumicës së njerëzve në botë, që nga koha e Ademit (Paqja qoftë mbi të!). Ky veprim është nderim për të vdekurin nga njëra anë dhe largim i të keqes prej të gjallëve, nga ana tjetër.

Mjafton që varri të hapet aq i thellë sa ta mbrojë kufomën që të mos e nxjerrin egërsirat a vërshimet, si dhe të ndalojë daljen e erës së keqe. 

Varri është ose lulishte prej xhenetit, ose gropë prej zjarrit

Në këtë proces duhen respektuar disa veprime:

  1. Pëlqehet përshpejtimi i varrimit të të vdekurit pas larjes, qefinosjes dhe faljes së xhenazes.
  2. Është mirë që varri të jetë i thellë dhe i gjerë sipas nevojës, së paku aq sa të ndalohet dalja e erës së keqe prej kufomës dhe të ruhet nga rrëmimi i egërsirave dhe gërryerja e rrëkejve.
  3. Lejohet që varri të jetë në formën e quajtur lahd (një gropë anësore e hapur në tabanin e varrit në përmasën e trupit të të vdekurit ku i vdekuri vihet në anë dhe drejtohet nga Qabeja), (fotografi). Ose varri mund të jetë edhe në formën e quajtur shakk (një gropë qëndrore e hapur në tabanin e varrit), (fotografi). Në çdo vend duhet vepruar në varësi të llojit dhe fortësisë së tokës.
  4. Pëlqehet që i vdekuri të vendoset në anën e tij të djathtë i drejtuar nga kibla (Qabja).
  5. Pëlqehet që personi i cili e varros të vdekurin, kur ta vendos atë në varr të thotë: “BISMIL-LAAHI UE ĂLEE MIL-LETI RESUULIL-LAAH / Me emrin e Allahut, sipas fesë së të Dërguarit të Allahut. (Tirmidhi 1046, Ibn Maxhe 1550).
  6. Vendndodhja e kufomës (edhe kur varri është në formën e lahdit (gropës anësore) edhe në formën e shakkut (gropës qëndrore)  duhet mbuluar me tullë balte (që bëhet me baltë e kashtë dhe lihet të thahet në diell), ose me kallam, ose me gurë, ose me diçka tjetër, para se të hidhet dheu mbi të vdekurin.
  7. Të pranishmit pëlqehet që të hedhin dhe mbi të vdekurin. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka hedhur varrit të një të vdekuri 3 grushte dhe, me dorën e tij. (Ed-Derakutni 1565). 
  8. Pëlqehet që varri të ngrihet rreth një pëllëmbë, me qëllim që të njihet dhe njerëzit të mos e shkelin a dëmtojnë. Ndalohet teprimi në këtë çështje, pra ndërtimi mbi varr. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar diçka të tillë sepse shërben si përligjje (pretekst) për madhërimin e të vdekurit dhe shokbërjen ndaj Allahut të Lartmadhëruar (rënien në idhujtari).
  9. Është mekruh (e papëlqyeshme) varrosja me arkivol, e cila lejohet në raste të domosdoshme.

Çfarë bëhet pas varrimit

Është mirë që menjëherë pas varrimit, të pranishmit në ceremoni, secili më vete, të bëjnë lutje për të vdekurin, që Zoti ta bëjë të qëndrueshëm dhe ta falë. Në varrimin e njërit prej shokëve të tij, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kërkoni (nga Allahu) falje për vëllanë tuaj dhe kërkoni qëndrueshmëri për të, sepse tani ai po merret në pyetje.” (Ebu Daudi 3223).

Ligjërohet që pas varrosjes, të bëhet për të vdekurin lutje, që Allahu ta falë, mëshirojë dhe t’i japë qëndrueshmëri [në përgjigjen për pyetjet e varrit] 

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide