You are here

Pozita më madhështore e njeriut është adhurimi i tij ndaj Allahut dhe bindja ndaj urdhrave të Tij; përmes tyre rregullohet dynjaja dhe ahireti (amshimi). Feja është e thjesht në tërësinë e saj dhe është e gjitha mirësi dhe rregull.

Adhurimi në fjalë- që përfshin të gjithë aspektet e jetës,- duhet të bazohet në dituri dhe largpamësi, që shpërblimi të jetë i kompletuar dhe të arrihet shpëtimi prej shkarjeve dhe devijimit. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” Që puna të jetë e rregullt ajo duhet të kryhet sipas një programi të saktë, siç ka urdhëruar Allahu në Librin e Tij dhe siç na ka mësuar i Dërguari i Tij (Paqja qoftë mbi të!). E tërë mirësia është në pasimin e tij dhe përudhjen sipas sunetit (traditës) dhe udhëzimit të tij (Paqja qoftë mbi të!).

Prej mirësive dhe dhuntive më të mëdha hyjnore është që muslimani t’i mësojë dispozitat e fesë së tij. i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Personit që Allahu ia do të mirën, i jep dituri mbi dispozitat e fesë”.

Në këtë libër kemi bërë kujdes që të gjitha funksionet e Islamit,- si pikëpamjet, tezat themelore, ligjet dhe etikat,- t’i paraqesim me një metodë të thjeshtë e të qartë për t’u kuptuar, me interpretime dhe hapa të mirëpërcaktuara dhe me një numër fotosh të cilat e rrisin aftësinë e kapjes dhe meditimit të kuptimeve. E kemi bërë këtë, me qëllim që për muslimanët- pavarësisht profileve të tyre të ndryshme- ky libër të jetë manual dhe udhëzues mësimor sa më tërheqës.

Me ndihmën e Allahut, do të gjesh se libri që ke në duar kujdeset të frymëzojë metodën kuranore të përmendjes së dispozitave të fesë dhe ligjeve të saj. Ai nuk përqendrohet vetëm në çfarë duhet apo nuk duhet bërë, por për më tepër ai ngre lart anën shpirtërore, qëllimet dhe rezultatet e këtyre adhurimeve. Gjithashtu ai u përgjigjet pyetjeve si: “përse, si dhe çfarë duhet të bëj nëse situatat ndryshojnë?”, që janë tepër të rëndësishme për të mësuar fenë.

E lusim Allahun e Lartmadhëruar që t’i dëlirë nijetet (qëllimet) tona, t’i bëjë të virtytshme punët tona dhe të na përudhë tek moralet, fjalët dhe veprat më të mira, tek të cilat nuk mund të përudhë askush veç Tij, si dhe e lusim Atë që të shmang prej nesh sjelljet dhe veprat e liga, prej të cilave nuk mund të shmangë përveçse Ai.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, të cilin Zoti i vet e urdhëroi t’i lutet duke thënë: “Zoti im, shtoma diturinë!”

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide