You are here

Të drejtat e fëmijëve

Babai duhet të vetëdijesohet se shpenzimi i tij për fëmijët e vet dhe futja e gëzimit në zemrat e tyre, është një adhurim për të cilin ai shpërblehet

  • Babai të zgjedhë një bashkëshorte të mirë, që të jetë nënë e mirë. Kjo është dhurata më e madhe që një baba mund t’u bëjë fëmijëve të tij.
  • T’u vihen emra të bukur, sepse këta emra do të jenë shenjë e pandashme për fëmijët në jetën e tyre.
  • Të edukohen mirë, t’u bëhet feja e dashur e t’u mësohen parimet e saj. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
    “Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për ata që ka në përgjegjësi. Udhëheqësi është bariu dhe përgjegjësi për shtetasit e tij; burri është bariu dhe përgjegjësi për
    familjarët e tij; gruaja është kujdestare dhe përgjegjëse për shtëpinë e bashkëshortit dhe fëmijët e tij; shërbëtori është bari dhe përgjegjës për pasurinë e zotërisë së tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe përgjegjës për ata që keni në përgjegjësi.” (El-Bukhari 2416, Muslimi 1829). Prindërit e nisin edukimin e fëmijëve nga gjërat më të rëndësishme, shkallë – shkallë. Kështu, fillojnë t’i edukojnë fëmijës besimin e drejtë e të pastër nga paganizmi e bidatet (herezitë / sajesat në fe); më pas vijojnë me adhurimet, veçanërisht namazin; e më tej e edukojnë fëmijën me cilësitë e larta morale, etikën e lavdërueshme dhe me çdo gjë të mirë e të virtytshme. Kjo është një nga veprat më madhështore tek Allahu.
  • Shpenzimet: Babai duhet të shpenzojë për mbajtjen e fëmijëve të tij, qofshin meshkuj apo femra. Nuk lejohet që ai të neglizhojë në këtë pikë, por duhet ta kryejë atë në formën më të mirë, sipas mundësive që ka. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “I mjafton personit si mëkat që të mos tregojë kujdes [në të ushqyer] për kë e ka për detyrë që ta ushqejë.” (Ebu Daudi 1692). Në lidhje me kujdesin dhe shpenzimin, veçanërisht për vajzat, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

“Atij që kujdeset për vajzat dhe sillet hijshëm me to, ato do t’i bëhen mbulojë mbrojtëse nga zjarri.” (El- Bukhari 5649, Muslimi 2629).

  • Drejtësia mes fëmijëve, meshkuj a femra qofshin, siç ka thënë Profeti (Paqja qoftë mbi të!): “Kini frikë Allahun dhe bëni drejtësi midis fëmijëve tuaj.” (El-Bukhari 2447, Muslimi 1623). Kështu, nuk lejohet të parapëlqehen femrat ndaj meshkujve dhe anasjelltas, sepse kjo shkakton probleme shumë të mëdha, të cilat Allahu i di më mirë.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide