You are here

Shirku (idhujtaria)

  • Shirku bie ndesh me besimin në uluhijen e Allahut (të qenët e Tij i vetmi i Adhuruar). Përderisa besimi në uluhijen e Allahut të Lartësuar Një të Vetëm dhe veçimin e Tij me adhurim është nga detyrat më të rëndësishme dhe më madhështore, atëherë shirku është gjynahu më i madh tek Allahu i Lartësuar. Ai është mëkati i vetëm të cilin Allahu nuk e fal, përveçse kur personi pendohet, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (En-Nisa: 48). Kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) u pyet se cili është gjynahu më i madh tek Allahu, ai tha: “T’i bësh shok Allahut, ndërkohë që është Ai që të ka krijuar.” (El-Bukhari: 4207, Muslimi: 86). 
  • Shirku i prish dhe i zhvlerëson veprat e mira, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “Por, nëse ata bëjnë shirk (idhujtari), do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” (El-Enam: 88). 

Rezultat i pashmangshëm i shirkut është fakti që vepruesi i tij të dënohet përjetësish në zjarrin e xhehenemit, siç ka thënë i Lartmadhëruari: “Sigurisht, kush i bën shirk Allahut, atij Allahu do t’ia ndalojë xhenetin dhe do të ketë për strehim Zjarrin (e xhehenemit).” (El-Maide: 72).

Shirku është dy llojesh; i madh dhe i vogël:

  1.  Shirku i madh: Ky lloj shirku do të thotë që njeriu t’i drejtohet me një adhurim prej adhurimeve tjetërkujt veç Allahut. Çdo fjalë dhe vepër që Allahu i Lartësuar dëshiron dhe që te Ai të drejton, konsiderohet prej teuhidit (monoteizmit të Allahut) dhe besimit.  Ndërsa të drejtuarit e saj dikujt  tjetër veç Allahut, konsiderohet shirk dhe mosbesim.

Një shembull i këtij shirku është që njeriu t’i lutet dikujt tjetër veç Allahut që ta shërojë nga sëmundja që ka apo t’i japë bollëk në rizkun e tij. Njëjtë me këtë është që njeriu t’i mbështetet, ose t’i përulet në sexhde të tjerëve veç Allahut.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Zoti juaj ka thënë: ‘Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem.” (El-Gafir: 60).

Po ashtu ka thënë: “Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu.” (El-Maide: 23).

Dhe ka thënë: “Bjerini në sexhde Allahut dhe adhurojeni Atë.” (En-Nexhm: 62).

Pra, të drejtuarit e këtyre lutjeve, veprave dhe ngjashëm me to, të tjerëve veç Allahut, është idhujtari dhe mosbesim, sepse shërimi dhe furnizimi janë prej veçorive të rububijes (zotërimit unik), ndërkohë që mbështetja tek Allahu dhe përulja ndaj Tij me sexhde, janë prej realiteteve të uluhijes (të drejtës unike të Allahut për t’u adhuruar). 

  1. Shirku i vogël: i tillë është çdo fjalë a vepër që shërben si mjet dhe rrugë për rënien në shirkun e madh. Prej sa në fjalë janë:
  1. Rijaja (shtirja dhe syfaqësia) e lehtë: si për shembull që muslimani ta zgjasë namazin ndonjëherë për ta parë njerëzit, apo ta ngrejë zërin ndonjëherë duke lexuar Kuranin a duke përmendur Allahun që ta dëgjojnë dhe ta lavdërojnë njerëzit. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Vërtet, ajo që më tremb më shumë për ju është shirku i vogël”. Kur e kanë pyetur se cili është shirku i vogël, ai ka thënë: “Rijaja (shtirja/syfaqësia).” (Ahmedi: 23630).
  2. Fjalët e ndaluara për shkak se bien ndesh me kompletimin e teuhidit (monoteizmit): si në rastin e kujt betohet dhe bën be në dikë tjetër veç Allahut, duke thënë për shembull: “Pasha jetën tënde!”, ose “Betohem në Profetin!”; teksa i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Kush betohet në dikë tjetër veç Allahut, faktikisht ka rënë në mosbesim [në veprimin e mosbesimtarëve] ose ka rënë në idhujtari [në veprimin e idhujtarëve].” (Tirmidhi 1335).  

Mëkati më i madh është që Allahut që të ka krijuar, t’i bësh shok (të barabartë).  

A konsiderohet shirk t’u lutesh e t’u kërkosh njerëzve?

Islami ka ardhur për ta çliruar mendjen e njeriut nga besëtytnitë dhe rrengjet, si dhe për ta çliruar unin e njeriut nga përulja ndaj dikujt tjetër, përpos Allahut të Lartësuar. 

Prandaj nuk lejohet kategorikisht që njeriu t’i lutet, nënshtrohet dhe përulet të vdekurit apo sendit. I tillë veprim i takon rrëfenjave të trilluara dhe është idhujtari.

Ndërsa, që t’i kërkohet një njeriu të gjallë e të pranishëm diçka që është brenda fuqisë njerëzore, si për shembull t’i kërkosh ndihmë për të të shpëtuar nga mbytja apo t’i kërkosh që t’i lutet Allahut për ty, ky veprim është i lejuar.

Udhëzuesi i thjeshtuari muslimanit

Muslimi faqe udhëzues lehtësues është versioni elektronik i librit (udhëzues lehtësuesit myslimane), e cila është një bashkëkohore projekte udhëzues kompanisë janë prodhuar më shumë se 15 gjuhë dhe të sigurojë përmbajtjen në një numër të templates elektronike dalluese.

Modern Guide